Gazetari Blendi Fevziu , i ftuar sot në emisionin “ Fakt” të Çim Pekës, ka shprehur këndvështrimin e tij, përsa i përket koalicioneve që mund të bëhen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 18 qershorit.
Gjithashtu Fevziu ka deklaruar se Kreu i LSI-së, Ilir Meta do të jetë sërish një faktor kryesor edhe në këto zgjedhje.
“Unë nuk e di si mund të jetë raporti, por në gjykimin tim po. Tani unë nuk mund të bëj Kasandrën, nuk mund të parashikoj votat, por unë mendoj që Meta konsolidohet si një faktor determinues.
E dyta, duke pasur votat e tij, Meta mund të imponohet për çdo lloj pozicioni ndaj partive të cilat do ti kërkojnë atij votat për të bërë mazhorancën. Pra në këtë pikë ai do ketë një pozicion shumë herë më të fortë se ai që do të jetë anëtar i një pozicioni paraqeverisës ku ka marrë votat që i mbesin partisë tjetër.”, është shprehur Fevziu. (K.P/Shuplaka)