Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Blendi Himçi, ka akuzuar Policinë e Shtetit për manipulim të provave dhe fshehje të fakteve në hetimin e ngjarjes së ndodhur në një lokal në fshatin Pekisht të Peqinit, në lidhje me atë që ai e cilëson si “farsën elektorale të 11 majit”.
Sipas Himçit, policia po përpiqet të minimizojë ndikimin e ngjarjes duke e paraqitur vetëm si një rast falsifikimi materialesh zgjedhore, ndërkohë që provat tregojnë një veprimtari të gjerë kriminale për blerje votash dhe shtrëngim me qëllim ndikimin e vullnetit të zgjedhësve.
Në komunikatën për shtyp në lidhje me menaxhimin e provave në një lokal në fshatin Pekisht të Peqinit, Policia flet vetëm për materiale zgjedhore, të falsifikura sipas saj, duke lënë jashtë disa elementë të tjerë kriminalë. Policia e Elbasanit fsheh kartat e identiteti të ciat po vetë i ka fotografuar në tavolinën e lokalit. Po ashtu paratë që janë gjendur në mesin e provave, të përgatitura për të blerë vota, i fut në portofolin e patronazhistit socialist.
Përpjekja është e qartë: patronazhisti të marrë një dënim sa për të kaluar radhën për falsifikim materialesh zgjedhore, dhe të shpërfillen akuzat për blerje votazh, shtrëngim me qëllim ndryshimin e vullentit zgjedhor etj.
Ky është shërbimi i fundit që policia u bën bandave të pushtetit. Nuk ka si të jetë ndryshe, sa kohë që drejtorët e saj caktohen nga narko-trafikanët. I bëjmë thirrje SPAK të mos e përdorë forcën e Task Forcës publicitare për Kristianin që ka ‘tradhtuar’ Ramën, duke luajtur me dy porta, apo të ngjitet deri në Pukë për një zyrtar të opozitës, por të merret me problemin e vërtetë të zgjedhjeve”, tha ai.