Duket se i ka gëzuar mjaft fitorja e PS-së dy deputetët e zgjedhur në Berat; Blendi Klosin dhe Fadil Nasufin. Në një festë të organizuar për fitoren të thuash që ata kanë kërcyer është pak.
Në një moment Fadil Nasufi ka marrë mikrofonin dhe ka kënduar “s’ka më bukur se Berati”.
Duken mjaft në qejf në fakt, ndërkohë që më i tërhequr duket Klosi, ndoshta është ndjerë jorehat se në fakt nuk ka ndonjë lidhje shumë të madhe me qytetin e gurtë.
PS arriti të siguronte 4 mandate deputetësh në Berat dhe për këtë të zgjedhurit kanë menduar që të shpërblejnë sadopak qytetarët që i mbështetën. Jo të gjithë sigurisht. Një pyetje të lind krejt natyrshëm kur sheh festën: po lekët ku i gjejnë?!
(E.K/Shuplaka)
Për më shumë ndiqni videon: