09:27 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Blendi Klosi: Programi për punësimin e të rinjve në Administratë aspak partiak, tashmë 15 kompani private në pritje të tyre

10:41 | 26/01/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Blendi Klosi: Programi për punësimin e të rinjve në Administratë aspak partiak, tashmë 15 kompani private në pritje të tyre

Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, zhvilloi së fundmi një takim me në fokus punësimin e të rinjve shqiptarë në Administratën Publike.

Gjatë fjalës së tij, ai bëri të ditur se krahasuar me këtë program në 2015-ën, gjatë vitit të kaluar numri u dyfishua dhe pritet që në 2017-ën të ketë një tjetër rritje të dukshme të të rinjve që i besojnë Administratës Publike dhe duan të punojnë aty.

Teksa theksoi se bëhet fjalë për një program aspak partiak, ministri i Mirëqënies Sociale bëri me dije se gjatë vitit 2017, program do të zgjerohet duke bërë pjesë të tij edhe kompanitë private që do të mirëpresin të rinjtë, të cilët pas një praktike pune do të kenë mundësinë të nënshkruajnë edhe kontrata pune.

“Një vit më parë ishin rreth 2000 të rinj, nga të cilët 200 përfituan. Këtë vit ishin shumë më shumë të rinj me dëshirën për të punuar në Administratën Publike, shumë më shumë është rritur besimi i ndërsjelltë në administratën publike. Kemi bërë shumë mirë për praktikën edhe për të rinjtë e Diasporës. Shqiptarë të Diasporës aplikuan dhe u bënë pjesë të kësaj administrate.

Do të ketë 100 të punësuar në Administratën Publike të Kosovës. Dy vitet e para dëshmuan që ka qenë një program aspak partiak, që sot mbështeten nga një grup kompanish të orientuara drejt suksesit.

Do të firmosim hapjen e programit të ri, që ka në qendër të rinjtë e shkolluar në të gjithë vendet ku flitet shqip, të aplikojnë edhe në 15 kompani private së bashku me administratën. Do kërkojmë që numri të dyfishohet, të kemi mbi 5000 pozicione për të rinjtë, për të bërë praktika 3 mujore dhe më pas kontrata pune.”, është shprehur ndër të tjera ministri Klosi. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: administrata publikeblendi klosipunesimte rinjte
Pas

Kapital T ndryshon pamjen e tij (FOTO)

Para

Urdhri i Sulltanit për vrasjen e Ali Pashë Tepelenës, dokumenti

Para
Urdhri i Sulltanit për vrasjen e Ali Pashë Tepelenës, dokumenti

Urdhri i Sulltanit për vrasjen e Ali Pashë Tepelenës, dokumenti

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu viziton SHBA-në të hënën, fokusi në propozimet për armëpushim

I dënuar me 20 vite burg për trafik droge, arrestohet në Qafë Thanë shqiptari nga Maqedonia e Veriut

Elon Musk njofton krijimin e një partie politike të re, “Partia Amerikane”

Përmbytjet në Teksas: 51 të vdekur dhe mbi 850 të shpëtuar

Rrëzohet aeroplani i vogël në Austri, së paku 4 të vdekur

Parashikimi i motit për sot, 6 korrik 2025

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.