04:58 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Klosi viziton familjen që ju dogj banesa në Dragobi: Që nga nesër do të sistemoheni në një banesë në Bajram Curr

12:45 | 13/01/2017
në Politikë, Te Gjitha
0
Klosi viziton familjen që ju dogj banesa në Dragobi: Që nga nesër do të sistemoheni në një banesë në Bajram Curr

Tre familje në zonën e Dragobisë në Tropojë mbetën pak ditë më parë në qiell të hapur për shkak të një zjarri që ra në banesën e tyre, një kullë karakteristike e zonës. Zjarri i rënë nga një shkëndijë elektrike la të gjithë pjesëtarët e familjeve Ismalaj pa një kulm mbi kokë në këto ditë të ftohta dimri. Për këtë ngjarje ka udhëtuar drejt Tropojës Blendi Klosi për t’iu ofruar ndihmesën e tij familjes në nevojë.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe i Rinisë Klosi është takuar me kryefamiljarin, Niman Ismalaj dhe djali i vogël i familjes Dorian Ismalaj të cilët i treguan ministrit Klosi për momentin e rënies së zjarrit, që fatmirësisht ra ditën duke iu dhënë kohë anëtarëve të dalin prej saj. “ Fatmirësisht nuk pati të lënduar nga zjarri”, u shprej kryefamiljari Nimani, por dëmet zjarri dogji tërësish këtë banesë duke e bërë atë të pabanueshme. Sipas familjarëve ata janë strehuar tek të afërmit e tyre këto ditë, duke iu drejtuar autoriteteve për zgjidhje. 

Ministri Klosi, në bashkëpunim me prefekturën e qarkut dhe emergjencat civile, tha se menjeherë nga vënia në dijeni dhe interesimit e drejtëpërdrejtë të kryeministrit për rastet e familjeve në nevojë, u gjet zgjidhja  e sistemimit  të familjeve në një banesë në qytetin e Bajram Currit, e cila do t”ju dhurohet falë ofrimit të ndihmës nga bisnesi vendas.

Me zhbllokimin e zonës nga dëbora, familjet do të ndihmohen edhe për rindërtimin e banesës, një nga më të vjetrat e krahinës ndërtuar nga të parët e tyre më shumë se 200 vjetë më parë. Familjarët thonë se ka edhe vlera historike, pasi ajo ka shërbyer në kohën e luftës si vendi i mbledhjes dhe i strehimit të patriotëve shqiptarë të kësaj zone. “ Jemi këtu në Dragobi, së bashku me nënprefektin e Qarkut të Kukësit, në shtëpinë e një patrioti të vjetër dhe një nga më të vjetrat e zonës, e cila fatkeqësisht gjatë ditëve të fundit është djegur dhe është bërë e pabanueshme. Jemi për ta ndjekur nga afër këtë situatë dhe të gjejmë një zgjidhje të shpejtë  duke bashkëpunuar me biznesin e zonës dhe me mundësitë që kanë emergjencat civile për ta sistemuar familjen në qytetin Bajram Curri e më pastaj këtë shtëpi monument culture, symbol i historisë së kësaj zone, ta kthejmë në simbol të dëshmisëe historike të jetëgjatësisë së saj. Pushteti lokal, nënprefekti dhe të gjitha strukturat e emergjencës civile, menjëherës sapo të kalojë situate e rënduar e borës, menjëherë do të afrohen pranë tyre, për të bërë të gjitha procedurat ligjore dhe të gjithë sistemimin normal. Por nga dita e nesërme, familja do të sistemohet në një banesë të re në qytetin e Bajram Currit, e cila do të jetë pronë e tyre”,  deklaroi ministri Klosi. 
(J.V/Shuplaka)

 

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”744″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: blendi klositropoje
Pas

Takimi mes Metës dhe Ramës, këtë herë nën zhurmën edhe më afër për koalicionin

Para

Ja si shkohet te ceremonia e Trump!

Para
Ja si shkohet te ceremonia e Trump!

Ja si shkohet te ceremonia e Trump!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.