Diva e muzikës shqiptare, Bleona Qereti që po zhvillon karrierën në Amerikë feston sot ditëlindjen. Ajo gëzon linja të mira trupore dhe ka pamje tepër rinore, prandaj shumë persona mund të mos e besojnë se mbush 41 vjeçe. Në fotografitë e realizuara në rrjete ka postuar imazhe nga “Ëalk of Fame” ku shfaqet me dy numra që shkruajnë 35.
Ndjekësit nuk kanë hezituar që ti thonë se mosha e saj e vërtetë nuk është aq, por duket se këngëtarja e ka përdorur për pak humor. “O lal i ke fut indietron më duket. U bafsh 100 vjeçe se numrat s’kanë rëndësi, rëndësi ka se si ndihesh. Po që vjen një ditë që unë e ti do jemi bashkëmoshatar s’ma kishte marrë mendja”, shkroi një komentues.(A.M/Faxweb.al)