“Më në fund nuk e kam më zemrën e thyer!” – ka shkruar ajo, në foton e parë ku mban në dorë një unazë.
Ndërsa në foton e dytë të publikuar në Instagram, Bleona mban një tjetër unazë në dorë ku shkruan: “Më jepni një unazë të tillë dhe 2 fëmijë ose 3”.
Nuk dihet nëse kjo ofertë është shaka e Bleonës apo ka vendosur të krijojë një lidhje të qëndrueshme dhe serioze pas ndarjes me Ganin. Ajo ka marrë shumë komente nga ndjekësit ku jo pak prej tyre i kanë propozuar për martesë.
Mesa duket Bleona është e fiksuar pas bizhuterive dhe diamanteve. (M.D/ Shuplaka)