Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, nga selia rozë tha se Blerim Shera ka fituar me 75% të votave. Ai tha se ndihet pafund i lumtur për rezultatin tekdsa shtoi se Vora dha mesazhin se duan të ecin përpara
“Faleminderit nga zemra. Sot do jetë një natë e gjatë por e bukur. Na ka ikur zëri por qartazi jo energjia. Jam pafundësisht i lumtur me një fitore 75 % në Vorë, mbajeni mend. Vora që prej 2 dekadash nuk thyhej prej tyre. Ua dha një mesazh se duan të ecin përpara. Jam i ndërgjegjshëm që kemi fituar bindshëm një bashki historikisht të djathtë, ndaj e shohim me përulesi e mirënjohje të jashtëzakonshme një besim kaq të madh.
Bravo Blerimit dhe skuadrës së tij, dhe punë të mbarë nga nesër për t’a çuar Vorën gjithnjë e më përpara“- tha Veliaj nga selia roze.