08:38 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Blerina Gjylameti: Investigimi që nxjerr zbuluar qeverinë Berisha për çështjen CEZ

14:05 | 08/12/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjylameti sulmon Bashën: Jep sqarime, ku i gjete 1 milion dollarë?!

”Një ditë më parë, rrjeti prestigjioz “Bloomberg” publikoi prova të pakundërshtueshme se gjysma e 250 milionë dollarëve të kontratës së lidhur midis shtetit dhe kompanisë amerikane që fitoi tenderin, iu kalua në formë ryshfeti ish kryeministrit Berisha dhe njerëzve të tij më të afërt”, kështu ka deklaruar sot deputetja e PS-së Blerina Gjylameti. 

Deklaratë për media e deputetes së Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti:

Partia Socialiste, në mënyrë të përsëritur, ka denoncuar aferën e koncensionit të kontenierëve si një prej aferave më të mëdha të qeverisë Berisha.

Megjithatë, tani nuk jemi të vetëm, pasi përmasat e kësaj afere kanë skandalizuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Një ditë më parë, rrjeti prestigjioz “Bloomberg” publikoi prova të pakundërshtueshme se gjysma e 250 milionë dollarëve të kontratës së lidhur midis shtetit dhe kompanisë amerikane që fitoi tenderin, iu kalua në formë ryshfeti ish kryeministrit Berisha dhe njerëzve të tij më të afërt.

Investigimi ka zbardhur edhe skemën e kësaj afere. Rapiscan Systems, me bazë në Kaliforni, fitoi tenderin për këtë kontratë qindra milionë dollarëshe, por vetëm disa muaj më pas shiti 49% të aksioneve tek një kompani shqiptare e padëgjuar deri më atëherë. Shitja e aksioneve u bë vetëm për 490 lekë. Pra, një gjysmë, që në letër vlen të paktën 125 milionë dollarë, iu kalua kompanisë së ish kryeministrit Berisha për vlerën e një kafeje. 

E gjithë kjo aferë ndodhi vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve të 2013-s, kur qeveria Berisha, e sigurt për humbjen, tentoi të vidhte gjithçka që kishte mbetur ende për t’u vjedhur në vend.

Partia Socialiste kurrë nuk ka heshtur, dhe ne në opozitë kemi denoncuar pothuajse në mënyrë të përditshme atë kontratë të lidhur në dëm të taksapaguesve shqiptarë.

Pas marrjes së pushtetit, ne nisëm një proces të gjatë rinegocimi me kompaninë, duke ulur me sukses vlerën që ajo përfitonte, nga 39 euro për çdo deklaratë doganore të plotësuar, në 5-22 euro për secilën prej tyre.

Anulimi i plotë i marrëveshjes bëhej i pamundur pikërisht nga klauzolat e pamëshirshme në dëm të shtetit shqiptar, që kishte përfshirë qeveria e mëparshme në kontratën midis palëve. 

Megjithatë, tashmë nuk jemi më vetëm ne ata që kemi denoncuar dhe kemi ridenoncuar këtë aferë korruptive. Mediat ndërkombëtare dhe ekspertë ndërkombëtarë japin prova të pakundërshtueshme të faktit që përmes këtij tenderi, ish kryeministri Berisha futi në xhepat e tij mbi 100 milionë euro me një firmë të vetme.

Ndaj është e drejta e çdo qytetari shqiptar të pyesë Prokurorinë se përse nuk ka nisur asnjë hetim ndaj kësaj mega afere.

Provat kanë pothuajse pesë vjet që janë mbi tryezën e Prokurorisë. Tashmë, ato po bëjnë edhe xhiron e botës duke dëmtuar rëndë imazhin ndërkombëtar të vendit. A do të vendosë më në fund, pas këtij denoncimi të ardhur nga SHBA, që Prokuroria të nisë të bëjë detyrën e saj? Apo edhe kjo çështje do të kalojë në heshtje si afera e lobimeve me para të pista, afera e CEZ apo dhe shumë afera të tjera të cilat shqiptarët i njohin shumë mirë.

 

Etiketa: Blerina Gjylametigjylameti
Pas

Fitoi 100 milionë lekë, ja çfarë pune po bën tani Fotinia e BB9 (FOTO)

Para

Eksploziv dyqanit në Fushë-Krujë, ishte vendosur në murin e ndërtesës

Para
Tritol në derën e banesës së 43-vjeçarit në Fushë-Krujë, arrestohet autori i dyshuar (DETAJE)

Eksploziv dyqanit në Fushë-Krujë, ishte vendosur në murin e ndërtesës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Stuhi shkarkimesh në SHBA, Kennedy përjashton të gjithë komitetin e vaksinave të CDC-së

SOT, ORA 20:45/ Me mbrojtje të re dhe balotazh në sulm, ja si pritet të luajë Shqipëria kundër Letonisë

Pas fitores në zgjedhjet e 11 majit, Rama i rikthehet bashkëbisedimit me ndjekësit në ‘Sy m’sy’

Aksionet aziatike shënojnë rritje ndërsa investitorët synojnë bisedimet SHBA-Kinë

Dështimi i radarit në aeroportin e Napolit shkakton anulime dhe vonesa masive fluturimesh

Irani dhe marrëveshja bërthamore, Trump telefonatë me Netanyahun për të diskutuar mbi negociatat me Teheranin

Rusia nis sulme masive në Ukrainë, një i vdekur në Odesa

Macron e quan bllokadën humanitare të Gazës një “skandal”

Matura Shtetërore, sot testi në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

Lavrov kritika Perëndimit: Kosova u shkëput padrejtësisht nga Serbia! Parimi i vetëvendosjes u përdor si justifikim politik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.