Incidentet me shit-blerjen e votave vazhdojnë të shtohen, edhe ditën e heshtjes zgjedhore. Policia e Shtetit deklaron se disponon informacion të mjaftueshëm se element të caktuar kanë në përdorim dhe shpërndarë aparate (si në foto), me të cilat do të tentojnë të fotografojnë votën si dëshmi për votën e blerë.
“Policia e Shtetit thekson se do te jete shume e ashper per ndeshkimin e çdo krimi elektoral dhe ka marre te gjitha masat per t’ju pergjigjur ne kohe çdo eventualiteti.
Nen mbikqyrje po mbahen elemente me tendece blerjen e votes, ne procesin e 25 Qershorit. Nga ana tjeter, Policia e Shtetit paralajmeron çdo qytetar qe ka rene pre e tentatives per shit-blerjen e votes te heqe dore ne kohe nga ky aktivitet kriminal, pasi do te perballet me forcen e ligjit. Policia e Shtetit mbetet e vendosur per te garantuar, ne bashkepunim te ngushte me Prokurorine dhe organet e tjera ligjzbatuese, nje proces zgjedhor te qete dhe te drejte. “, thuhet në njoftimin e policisë. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2244″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]