12:32 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Blerja e votës/ RAI 2 hedh ‘bombën’ e radhës: Kështu do të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme

15:54 | 24/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Blerja e votës/ RAI 2 hedh ‘bombën’ e radhës: Kështu do të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme

Shkaktuan jo pak zhurmë me mbërritjen e tyre në Tiranë. Një grup xhirimi i TG2 zbarkoi në Shqipëri dhe pas një pasqyrimi të një prej protestave të opozitës bëri edhe një reportazh të shkurtër për trafikun e drogës dhe armëve. Bëhej fjale për grupin Avdylaj dhe blerjen e votave përmes parave të drogës. Gazetari Leonardo Zelino ka transmetuar në emisionin “Dossier” në Rai2 një reportazh të gjatë prej 47 minutash për Shqipërinë të titulluar “Shqipëria rajoni 21-të i Italisë”.

Ai nis sërish nga Shijaku nga biseda me Iglin, një trafikant droge dhe armësh. Igli i rrëfen se mban pak drogë në shtëpi për ta provuar klientët dhe pjesën e tjetër e mban në një magazinë. Më pas i tregon edhe një kallashnikov për të cilin thotë se “mbron parcelat dhe mallin. Ku do të shkojë kjo drogë? Do vijë te ju në Itali” – thotë Igli.

Reportazhi bën më pas një histori të shkurtër të Shqipërisë që pas rënies së komunizmit nisi në fillim të çonte emigrantë në brigjet italiane. Më pas do të nisin trafiqet, fillimisht ai i cigareve dhe më pas trafiku i drogës.

“Nëse kontrabanda mori një goditje të fortë në vitet 2000, trafiku i drogës nuk është ndalur asnjëherë madje Adriatiku është bërë autostrada e trafikantëve. Sipas raportit të Europol 2017, Shqipëria është laboratori kryesor për kultivimin dhe trafikimin e marijuanës. Për kontinentin e vjetër ajo është një lloj Kolumbie e drogës” – thuhet në reportazhin e Rai2. Aty përmendet operacioni për hyrjen në Lazarat, por edhe se si trafikantët u shpërndanë më pas në të gjithë vendin.

Më pas në reportazh flet drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Ardi Veliu sipas të cilit shifrat e 2018-ës janë më të mirat e 30 viteve të fundit. Veliu thotë se janë gjetur vetëm pak plantacione ndërsa janë bërë qindra orë fluturime së bashku me GDF.

Më pas flet ish-kryeministri Sali Berisha që hedh poshtë shifrat e kreut të policisë. “Importi i bananeve është rritur me 10 fish. Brenda kontenierëve ose ka banane, ose ka diçka tjetër” – thotë Berisha që shton se “nëse plantacionet në fusha të hapura janë pakësuar janë shtuar ato në sera pasi çdo javë tonelata të tëra shkojnë në Itali, ose në Turqi për tu shkëmbyer me heroinë” – thotë Berisha.

Gazetari Leonardo Zelino citon më pas autoritetet policore italiane sipas të cilave grupet kriminale shqiptare kanë hyrë në marrëveshje me kartelet kolumbiane të drogës njëlloj si Ndragheta.

Më pas gazetarët rikthehen në Shijak të cilin e konsiderojnë se “qendrën e Avdulajve” të cilët u goditën pak pas zgjedhjeve të 2017-ës. Dokumentari nxjerr edhe përgjimet e prokurorisë. Igli trafikanti i drogës thotë se me drogë bëhen para dhe me para blihen vota. “A ndodhi kështu në zgjedhjet e fundit? Kështu do të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme” – thotë Igli.

Dokumentari flet më pas për protestat e opozitës, largimet e ministrave të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj për shkak të problemeve të familjarëve të tyre me drogën.

“I blenë zgjedhjet. Raporti i ministrave teknikë përpara zgjedhjeve të fundit, thonë këtë gjë. Tani ka prova të prokurorisë që këtë e bëri qeveria e Partisë Socialiste. Nuk mund të ketë stabilitet pa demokraci dhe shtet të së drejtës” – thotë Lulzim Basha.

“Rregullat në demokraci janë të qartë. Është sovrani, populli që është ligji, ka një mandat për ta respektuar dhe nuk mund të vihet në diskutim nga minorancë që ka të gjitha të drejtat të diskutojë se çfarë mendon, por nuk ka të drejtë të imponojë asgjë” – i përgjigjet kryeministri Edi Rama.

“Blerja e votës. Po ka ekzistuar ashtu siç ka në Itali, apo në vende të tjera, por që blerja e votës të vendosë zgjedhjet, kjo nuk ekziston” – thotë Rama.

Reportazhi i publikuar nga media italiane

http://www.tg2.rai.it/dl/tg2/rubriche/PublishingBlock-8f49a286-7527-4264-9979-72b4aca618d8.html /Lapsi.al

Etiketa: blerja e votesparate e drogesrai 2reportazh per shqiperine
Pas

Arian Çani shpërthen kundër Ronela Hajatit: Këngëtare kot, më krijon një gjë negative

Para

Integrimi i Shqipërisë në BE, Prokopis Pavlopoulos: Shkelja e të Drejtave te Minoritetit pengesë e madhe

Para
Integrimi i Shqipërisë në BE, Prokopis Pavlopoulos: Shkelja e të Drejtave te Minoritetit pengesë e madhe

Integrimi i Shqipërisë në BE, Prokopis Pavlopoulos: Shkelja e të Drejtave te Minoritetit pengesë e madhe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Samiti i NATO-s në Hagë, Rama takohet me shefin e aleancës Mark Rutte

Publikohen tezat e lëndëve me zgjedhje,Ministria e Arsimit: Siguria e provimeve e garantuar

Izraeli publikon foton e raketës iraniane të hedhur gjatë armëpushimit

SPAK kërkon 69 vite burg për 6 të pandehur në dosjen “Metamorfoza 2”

Katari dënon sulmin iranian ndaj bazës amerikane: Shkelje e sovranitetit tonë

Raporti i Europol: 58 akte terrori në Bashkimin Evropian gjatë 2024-ës

Ministri Hoxha fton maturantët t’i bashkohen Akademisë së Sigurisë: 150 kuota të reja për pranim

Dita e gjashtë e procesit, rinumërohen gjysmat e kutive për qarkun e Tiranës

Sulmi ndaj faqes online të Bashkisë Tiranë, zgjatet afati për regjistrim në çerdhe dhe kopshte

Operacioni “Plazhi i lirë” në Durrës, sekuestrohen 169 komplete me çadra dhe shezlongë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.