E hënë ishte dita e fundit e merkatos dhe tani është koha e bilancave.
Klubi që ka kontribuar më shumë në blerjen e futbollistëve është Real Madrid.
‘Galaktikët’ këtë verë kanë shpenzuar 298 mln euro për tetë blerje në total. Hazard është blerja më e shtrenjtë me 100 mln euro. Ndërsa lojtari më i kushtueshëm ishte Joao Felix, futbollisti i blerë nga Atletico Madrid te Benfica për 127.2 mln euro. 96 nga këto klubi madrilen i përfitoj nga shitja e Griezman, pasi 24 mln eurot e tjera shkruan për Real Sociedad, që kishte një pjesë të kartonit të francezit.
Mallorca është klubi që ka bërë më shumë blerje, 16, ndërsa është e treta nga fundi për shpenzime. Ata shpeznuan vetëm 7 mln euro, ndërkohë që Athletic Bilbao ka shpenzuar zero, ndërsa Valladolid vetëm 1 mln euro. Valladolid është klubi që gjithashtu ka patur më shumë largime, 19, ndërsa nuk ka bërë asnjë afrim.
Leganes është klubi i dytë që ka bërë më shumë afrime, 15 lojtarë, ndërsa Sevillia është klubi i dytë me më shumë të larguar, 18, nga të cilët ka përfituar 100 mln euro. Vetëm Barcelona dhe Real Madrid kanë bërë më shumë para se ata.
Rasti i Athletic Bilbao është me të vërtetë interesant pasi është klubi më pak i përfshirë në merkato me katër largime dhe 5 afrime, pavarësisht se nuk ka shpenzuar as edhe një qindarkë.
Discussion about this post