10:17 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Del në shitje banesa e familjes Josifi ku ndodhi ngjarja e kobshme në Kombinat, ja çfarë ka ndodhur me Blertën

12:12 | 07/09/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Del ekspertiza e trupit të viktimës së 30-vjeçares: Kishte 15 muaj që kishte ndërruar jetë

Zhaneta Josifi, Anisa Josifi, Blerta Josifi

Blerta Josif, nëna dhe motra e të cilës u vetëflijuan, pasi ka lënë spitalin ka qëndruar vetëm një ditë tek banesa e xhaxhit në Kombinat nga ku më pas së bashku janë nisur drejt Përmetit. Fqinjët e familjes Josifi që pak muaj më parë shokoi kryeqytetin me historinë e vetëflijimit, i thanë gazetarit te Fax News Fatjon Gjinaj se banesa e tyre është vënë në shitje, ndërsa Blerta, e mbijetuara e vetme është marrë nën kujdesin e xhaxhait.

Nga burimet mësohet se shtëpia ku u gjetën të vetëflijuara nënë e bijë dhe vajza tjetër në gjendje të rëndë, është vënë në shitje prej pak ditësh, por nuk dihet nëse Blerta do të jetojë përgjithnjë me xhaxhain duke qenë se kanë marrë një vendim të tillë për banesën.

Fqinjët thonë se Blerta me xhaxhain janë larguar drejt Përmetit që e reja të marrë veten larg vendit ku ndodhi ngjarja dhe vëmendjes së mediave. 34-vjeçarja përveç dëshmisë së dhënë para hetuesve, nuk ka pranuar të flasë për ngjarjen dhe rrethanët që dërguan atë bashkë me të motrën dhe të ëmën drejt aktit ekstrem të vetflijimit me besimin se do të ringjalleshin sërish.

Anisa Josifi ka ndërruar jetë më 26 mars 2019. Ajo është mbajtur e vdekur në shtëpi nga nëna dhe motra e saj për 15 muaj me radhë, ndërsa drama e kësaj familje u zbuluar pranverën e këtij viti. Zhaneta Josifi kishtë ndërruar jetë pak ditë para se të zbulohej ngjarja dhe e mbijetuara e vetme mbeti Blerta e cila kaloi një periudhë të gjatë rikuperimi të gjendjes fizike dhe mendore.

Burime bëjnë me dije se 34-vjeçarja do të vijojë të jetë nën vëzhgimin e mjekëve ku do t’u nënshtrohet kontrolleve të herëpashershme.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Leku letër në Bashkinë e Durrësit, qytetarët në çadra, kryebashkiakja tender 80 milionë lekë për dekore

Para

Borrell: Dialogu në Bruksel, përballje me të gjitha çështjet e hapura

Para
Borrell: Dialogu në Bruksel, përballje me të gjitha çështjet e hapura

Borrell: Dialogu në Bruksel, përballje me të gjitha çështjet e hapura

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lufta në Gaza vazhdon/ Ushtria izraelite: “Kemi shkatërruar 100 objektiva të Hamasit”

Lufta në Ukrainë, i dërguari special i Trump mbërrin në Kiev

Rrogozhinë/ Ndezi zjarr dhe për pasojë u dogjën qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe 10 ha bimësi

Rama paralajmëron sistem të ri të furnizimit të naftës: Do sjellë kontroll të çmimit

Aksioni në Theth, Kryeministri Rama: Nuk do të ketë resorte turistike

“Nuk i thamë askujt na jep votën dhe ndërto pa leje”/ Rama reagon për Thethin: Nuk janë njerëz të shkretë, por…

Macron paralajmëron rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen e Europës

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës, do raportojnë problematikat e evidentuara në terren! Në takim do jenë edhe drejtorët e bashkisë

Urdhri i ri: Deportime në vendet e treta brenda 6 orësh për emigrantët në SHBA

30 viktima nga përleshjet sektare në Siri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.