Blerta Leka është fituesja e Miss Universe Albania 2017. Ajo është përfaqësuesja e Shqipërisë në Miss Universe 2017, që do të organizohet në Amerikë.
Pas një nate të gjatë e të mbushur me emocione, pak minuta më parë juria ka vendosur dy emra përfaqësues të Shqipërisë, Miss Universe Albania 2017 dhe Miss World 2017.
Tre vajzat finaliste që mbetën deri në fund të garës, Blerta Leka dhe Joana Grabolli janë dy vajzat që do të përfaqësojnë Shqipërinë në kompeticionet ndërkombëtare.
Bukuroshja do të marrë pjesë në spektaktin botëror duke u transmetuar në 190 vende. (S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post