Jo pak tronditi lajmi i vdekjes së vajzës 15-vjeçare në një spital privat në kryeqytet në momentet që ajo po kryente një ndërhyrje kirurgjikale në gju.
Po rezulton se vajza nuk ishte e panjohur për publikun shqiptar. Në vitin 2014 Blerta Pepa ka qenë pjesë e konkursit të talentëve “Gjeniut të Vogël’’.
Vetëm 12 vjeç në atë kohë, Blerta i dhuroi jo pak emocione publikut, me zërin e saj, që premtonte shumë.
Por ëndrrat e vajzës u shuan, për shkak të një ndërhyrje kirurgjikale. Një incident në orën e fizkulturës, u bë shkak që gjimnazistja e “Çajupit” t’i drejtohej një spitali privat në Tiranë, por gjërat nuk shkuan siç duhen.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se të ketë qenë doza e anestezisë shkak për komplikacionet që pasuan operacionin.
Do të jenë hetimet ato që do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen, dhe shkakun e vërtetë të vdekjes së 15-vjeçares. (E.K/SHUPLAKA)