15:23 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Bleta ikën, kurse lopa e ha dhe llullatet”, Manjani rrëfen historinë e mikut të tij me hashashin

09:43 | 25/04/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Bleta ikën, kurse lopa e ha dhe llullatet”, Manjani rrëfen historinë e mikut të tij me hashashin

Pak ditë më parë, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shprehu shqetësimin për rënien e prodhimit dhe tregtimit të mjaltit për shkak të ikjes së bletëve si pasojë e konsumimit të hashashit. Reagimi i tij u ndoq me atë të Elisa Spiropalit, e cila iu kthye ashpër.

Së fundmi, Manjani flet sërish për ndikimin e hashashit tek bleta, dhe jo vetëm tek ajo, por edhe tek lopa, duke rrëfyer një ngjarje të vërtetë që i ka ndodhur një mikut të tij.

Ai tregon se i njohuri i tij mbeti pa mjaltë për shkak të ikjes së bletëve, i cili teksa kërkonte për mjaltë ishte njohur edhe me “kolapsje” të lopës, e cila kishte ngrënë diçka të gjelbër diku aty afër shtëpisë.

Shkrimi i Ylli Manjanit

Ngjarje e vërtetë…

Një i njohuri im, merakli i mjaltit dhe i prodhimeve ushqimore të shtëpisë, vajti si zakonisht të blejë mjaltin e përvitshëm. E blen në një fermer nga malësitë e Beratit (në kufi me Skraparin). Mjalti që blinte aty ishte vërtetë i mirë.

Këtë vit, i tha fermeri qe “ska mjaltë”! Ka ikur bleta! Miku im e mori për shaka në fillim! Kujtoi se ” ikja e bletës” ishte si metaforë që njerëzit e përdorin në kushte vështirësish, ose thjesht stresi.

Por, jo, fermerit i kishte ikur vërtetë bleta! E bashkë me bletën e vërtetë i kishte ikur praktikisht edhe “bleta” tjetër -Truri! Prodhonte mjaltë të mirë “për merak” dhe e kishte të shitur. Tani ska çtë shesë!

Por nuk mbaroi këtu aventura e mikut tim, që po kërkontë mjaltin e përvitshtshëm! Fermerit të bletëve (të ikura tashmë) i ishte kolapsur dhe lopa!

“Kolapsur” ishte fjala që i kishte ardhur ndërmend sepse nuk dinte ç’emër tjetër ti vinte. Lopa kish ardhur nga kullota dhe sapo e kishin futur ne haur nuk merrte e as jepte më. E kishin kujtuar të ngordhur,por, jo ishte me trup të ngrohtë dhe merrte frymë. Thjesht qe shtrirë dhe as hante, as pinte, as ngrihej e as hapte sytë! Qumësht, as që bëhej fjalë.

Tre ditë me radhë lopa kish ndenjur ashtu e kolapsur, as e ngordhur e as e gjallë! As mjaltë e as qumësht… Diku aty afër shtëpisë dikush kishte mbjellë dicka të gjelbër…

Miku im u kthye ne Tiranë dhe e rrëfeu ketë ndodhi jo pa humor ne fakt. Me këtë rast mësuam se bleta dhe lopa nuk reagojnë njësoj në hashash.

Bleta ikën, kurse lopa e ha dhe llullatet me të… Çfarë dallimi!

Ndërkohë as mjaltë e as qumësht… Kemi vende të reja pune!

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: bletehashashlopaylli manjani
Pas

‘’Rama bën thirrje: Mos e votoni PS-në’’, Lulzim Basha shpërndan VIDEON ilustruese

Para

“Shqipëria e mbushur me drogë, miliarda euro për blerjen e parlamentit 2017”, Doris Pack kritikon ministrin gjerman Sigmar Gabriel

Para
“Shqipëria e mbushur me drogë, miliarda euro për blerjen e parlamentit 2017”, Doris Pack kritikon ministrin gjerman Sigmar Gabriel

“Shqipëria e mbushur me drogë, miliarda euro për blerjen e parlamentit 2017”, Doris Pack kritikon ministrin gjerman Sigmar Gabriel

Discussion about this post

 



Të Fundit

Depozitat i kthehen rritjes në maj,shtohen me 1.2 miliardë euro në një vit

Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë në Theth

Dyshohet se abuzuan seksualisht me një 38-vjeçare, 2 të arrestuar në Tiranë

Gjykata refuzon të shtyjë gjykimin kundër Netanyahut

Zegjineja makthi i Gaz Bardhit: Kjo ishte mundësia jote e fundit dhe e çove…


Raport i Policisë Tiranë: Arrestime dhe Procedime për Raste të Ndryshme Penale

Durrës/Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Shpërthim bombol gazi në Ishull Shëngjin, 64-vjeçarja dërgohet në spital

Tragjedi në plazhin e Zvërnecit, turist i huaj mbytet në det

Tragjedi në Elbasan, 33-vjeçari gjendet i pajetë dyshohet mbidozë heroine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.