18:06 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ajsberg”/ Bleu makinën 6 herë më shtrenjt se çmimi real, si funksiononte struktura e ngritur nga Valter Gora

21:26 | 26/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ajsberg”/ Makinë ‘ari’ në Pogradec, ja si ish-drejtori i Ujësjellësit ‘i shet’ shtetit automjetin e tij 5 herë më shtrenjtë

Emisionin investigativ “Ajsberg” në Fax News, ka trajtuar edhe mbrëmjen e sotme historinë lidhur me makinën Range Rover Sport, e cila e blerë për 22 mijë euro në Itali nga Valter Gora dhe “Gora sh.p.k” u shit rreth 11 mijë euro tek Altin Çekiçi, i cili më pas të njëjtën makinë ia shiti sërish Valter Gorës, por këtë herë në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Ujsjellës-Kanalizimit Pogradec, për një çmim 6 herë më të lartë, pra rreth 90 milionë lekë të vjetra.

Më 13 gusht 2013 e regjistron fuoristradën në bashkëpronësi të Gora sh.p.k. AA444IR, dhe pas më shumë se dy vite përdorim e shet tek Altin Çekiçi.

Altin Çekiçi, që ka një servis elektroauto në Buçimas, deklaron se nuk e njeh Valterin, pasi të gjitha veprimet i ka bërë me administratoren e firmës.

Sipas “Ajsberg”, më 5 nëntor 2015 është bërë kërkesa drejtuar drejtorit të UKP, Valter Gora, për blerjen e një makine fuoristradë 4X4, me jo më shumë se 30-40 mijë kilometra, me qëllim transportin jo vetëm të punonjësve për në zona të vëshira malore, por edhe të materialeve të punës. Ai e ka firmosur për të filluar kërkimet për një makinë të tillë, dhe më pas kësaj ofertuesi i vetëm ishte Altin Çekiçi, e për çudi oferta ishte ish-makina e Goros.

“Ajsberg” ka zbuluar se Valter Gora kishte ngritur një grup pune që do të merrej me studimin e tregut për një makinë me kriteret e vendosura, dhe ata kishin para vetëm në tre faqe interneti.

Por ndërsa ngrihen pyetjet se përse tenderi është bërë për X6, ML dhe Range Rover Sport, ndërsa ajo duhej për transport punonjësish dhe materialesh, del edhe një problem tjetër, ai i ndryshimit të kursit të këmbimit të euros nga 121.42 në 136.4, ndërsa kursi ishte me 138.83 lekë.

Sipas “Ajsberg”, duke luajtur me kursin e këmbimit, autorët e aferës, e kanë mbajtur vlerën poshtë 7.5 milonë lekësh, pasi po të kalonte 8 milionë, atëherë tenderi duhet të ishte i hapur.

Në prokurorimin për blerjen e makinës, ishin parashikuar edhe kushtet që duhet të plotësonte makina, ndër të cilat duhet të kishte jo më shumë se 30-40 mijë km.

Kushtet të gjitha i përmbushte ish “Range Rover” i Valter Goros, përveç kilometrave të përshkruar, të cilat ishin disa herë më shumë pra më shumë se 150 mijë kilometra.

Kushtet:

Ndërkohë lidhur me aferën në fjalë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konsistuar një sërë shkeljesh në dëm të shtetit shqiptar.

Gora ka deklaruar në gjyq se nuk e dinte se bëhej pfjalë për makinën e tij, ndonëse është e njëjta makinë e tij, dhe se procedurat nuk i mban mend. Sipas KLSH-së, me anë të punonjësve të Ujsjellës-Kanalizimeve Gora ka kryer një sërë shkeljesh në funksion të shitjes së makinës së tij me një çmim disa herë më të lartë të makinës së tij, institucionit që drejtonte.

Për më shumë shihni videon e mëposhtme:

 

Pas

Rama kritikon hapur Serbinë: Po luan me tre porta, situata nuk është normale

Para

“Porti i Durrësit do të jetë edhe i Kosovës”, çfarë po paralajmëron Rama

Para
Gazetari: Tema kryesore e Ramës dhe Thaçit do të jetë tani bashkimi kombëtar

"Porti i Durrësit do të jetë edhe i Kosovës", çfarë po paralajmëron Rama

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Ulni armët dhe dialogoni”/ Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Shqipëria po bën hapa gjigand me reformën e gjyqësorit

Gara për Asllanin, Torino “bezdis” Fiorentinën

Zjarret në Gjirokastër: Policia procedon 11 persona për zjarrëvenie të qëllimshme

Zjarr në Shashicë/ Flakët përhapen me shpejtësi në Bypass-in e Vlorës

Polonia i thotë “ndal” emigracionit të paligjshëm, protesta në disa vende europiane

EMRI/ Aksident me vdekje në Divjakë, 62-vjeçari del nga rruga me mjetin bujqësor dhe mbetet i bllokuar nën të

Irani dhe Rusia organizojnë stërvitje të përbashkët në Detin Kaspik

Helmohet kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

Indonezi/ Anija me 280 persona në bord shpërthen në flakë, pasagjerët hidhen në det për të shpëtuar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.