Pak ditë pasi sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi e akuzoi se ishte përfshirë në vlerjen e votave, ka reaguar dhe kryebashkiaku i Hasit Liman Morina.
Në një deklaratë të bërë për mediat, Morina shprehet se akuza e PD-së është e pavërtetë dhe shpifje e radhës, ndërkohë që ka shtuar se edhe gjykata e Kukësit ka pushuar çështjen për mungesë provash.
“Në lidhje me intervistën që ka dhënë i ashtuquajturi sekretar Gazment Bardhi, është një totalisht e rreme dhe shpifje. Kanë tentuar që të më inkriminojnë për shitblerje votash, të gjitha hasjanët e dinë se kush jam unë, besimin që më kanë dhënë qytetarët jam munduar që ta shpërblej me punë.
Jam njeriu më i ndershëm që ka drejtuar Bashkinë e Hasit, i them Lulit dhe Gazit që do të jem gjithmonë në përballje me to”, shprehet mes të tjerash Morina.
Çfarë deklaroi Bardhi për Morinën:
Një zyrtar i PS-së, që në 2017-ën është kapur me video me zë dhe me figurë duke blerë vota, ka pasur një denoncim ndaj tij nga personi që i është tentuar t’i ofrohet para për të votuar Partinë Socialiste. Në 2019 ky person promovohet dhe kandidohet për kryetar bashkie.
Bëhet fjalë për kandidatin apo kryetarin e emëruar në mënyrë ilegjitime në Has, i cili ka qenë në procedim penal sepse është kapur me video duke blerë vota. Dhe e dini se përse e ka mbyllur Prokuroria çështjen?! Sepse thotë se nuk dëgjohet mirë zëri i personit në video. Pa kryer asnjë ekspertizë profesionale të videos për të çuar në burg një njeri, që ka një denoncim konkret nga një qytetar, të cilit i është ofruar 50 mijë lekë për çdo votë nga familja e tij.
Sot, ky individ, në vend që të ishte në burg, drejton në mënyrë të paligjshme Bashkinë e Hasit. Për të shmangur këtë fenomen, ne kemi urgjente ndëshkimin e krimeve zgjedhore. Kjo nuk është vetëm kërkesë e jona dhe zbatim korrekt i ligjit, por është edhe një nga 9 kushtet për hapjen e negociatave.
(E.K/Faxweb.al)