Vaksinat Covid-19, pasaportat e vaksinave dhe dokumentat e testit negativ po shiten në tregun e zi. Çmimet variojnë midis 500 dollarë (360 £) dhe 750 dollarë për dozat e vaksianve të AstraZeneca, Sputnik, Sinopharm ose Johnson & Johnson. Certifikatat e rreme të vaksinimit po shiten gjithashtu nga tregtarë anonimë për më pak se 150 dollarë.
Studiuesit thonë se ata kanë parë një rritje të madhe të reklamave të paligjshme në lidhje me vaksinat, ndërsa akoma nuk është verifikuar nëse vaksinat janë të vërteta. Darknet, i njohur gjithashtu si rrjeti i errët, është një pjesë e internetit që është e arritshme vetëm përmes mjeteve specifike.
Studiuesit në kompaninë e sigurisë kibernetike Check Point kanë monitoruar forume piraterie dhe tregje të tjera që nga janari, kur u shfaqën reklamat e vaksinave. Ata thonë se numri i reklamave që ata kanë parë është trefishuar në më shumë se 1,200. Shitësit e vaksinave duket se janë nga SH.B.A., Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Gjermania, Franca dhe Rusia. Duke iu referuar reklamave, shitësit ofrojnë dorëzime brenda ditës ose kanë ofertën “bli dy merr një falas” Një reklamë tjetër në një forum piraterie është ofrimi i testeve të rreme negative dhe lexon: “Ne bëjmë teste negative Covid, për udhëtarët jashtë vendit, për të gjetur një punë etj. Blini dy teste negative dhe merrni të tretën falas!” Oded Vanunu, kreu i hulumtimit në Check Point tha:
Është e domosdoshme që njerëzit të kuptojnë se përpjekja për të marrë një vaksinë, një certefikatë vaksinimi ose rezultat negativ të testit Covid-19 me mjete jozyrtare është jashtëzakonisht e rrezikshme, pasi hakerat janë më të interesuar në paratë, informacionin dhe identitetin tuaj.
Discussion about this post