08:01 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni

Blinda e tanke në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës, të gjithë në gadishmëri (VIDEO)

12:43 | 16/01/2017
në Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Blinda e tanke në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës, të gjithë në gadishmëri (VIDEO)

Automjete të blinduara dhe tanke të ushtrisë serbe kanë patrulluar mëngjesin e sotëm gjatë autostradës Nish-Beograd, në Serbi. Kanë qenë raportime nga qytetarë të ndryshëm që kanë filmuar edhe lëvizjen e automjeteve të rënda përgjatë rrugës.

“Autostrada Nish – Beograd. Mjete të ushtrisë serbe duke ikur drejt kufirit të Kosovës. Me qindra automjete si këto i kemi parë gjatë gjithë rrugës. Njofto shqiptarët e Kosovës se i hongri dreqi edhe ni herë”, – shkruan me shqetësim një dëshmitar, i cili ka sjellë edhe pamjet filmike në redaksinë e JOQ.

Më herët, lexuesit e ditores serbe Alo, që jetojnë në Serbi, thonë se pranë kufirit me Kosovën kanë arritur njësitet SAJ (Forcat Speciale Anti-Terroriste të Serbisë), transmeton Telegrafi. Sipas tyre, lëvizje të tilla më parë të këtyre formacioneve nuk kanë vërejtur. Ndërkaq, gjithçka ndodh pas ndalimit të djeshëm të trenit rus që donte të hynte në Kosovë dhe pas mbledhjes së Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë. 

Ndërkohë që edhe KFOR-i ka shprehur gadishmërinë lidhur me çdo situatë që mund të ndodh. Zëdhënësi i KFOR-it, nënkoloneli Max Barbacini, u ka bërë thirrje palës serbe dhe asaj kosovare për vetëpërmbajtje dhe të angazhohen për dialog. Megjithatë, sipas tij, KFOR-i është i gatshëm për çfarëdo situate, e cila ka nevojë për ndërhyrjen e tyre, raporton “Zeri”.

Tentimi që treni i nisur nga Beogradi me mbishkrimet “Kosova është Serbi”, të hyjë në Kosovë, ka kaluar të gjitha kufijtë e “normalitetit” të provokimeve të deritashme nga ana e Serbisë. Ky rast, nga ekspertët e sigurisë në vend, po shihet si “luftënxitëse”, dhe që ka cenuar situatën e sigurisë në Kosovë. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: kosovarajoniserbia
Pas

Gazetat gjermane për trenin serb në Kosovë: Serbia i vuri flakën tensioneve të vjetra

Para

Ministrja Ekonomi: Në panairin e Shtutgardit tërhoqëm vëmendje, disa vende kanë interes për investime në Shqipëri

Para
Ministrja Ekonomi: Në panairin e Shtutgardit tërhoqëm vëmendje, disa vende kanë interes për investime në Shqipëri

Ministrja Ekonomi: Në panairin e Shtutgardit tërhoqëm vëmendje, disa vende kanë interes për investime në Shqipëri

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 322 milionë dollarë për Ukrainën

BE-ja dhe Japonia bien dakord të punojnë së bashku për të promovuar tregtinë e lirë dhe sigurinë ekonomike

Izraeli dhe Ukraina njoftojnë ‘dialog’ për t’iu kundërvënë Iranit

3 të vrarë dhe 1 i plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri në Irlandën e Veriut

Lezhë/ Aksident i rëndë pranë Fishtës, automjeti përplaset me një trailer. 1 i vdekur dhe 4 të plagosur rëndë

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.