06:53 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Blindohen krerët e shtetit, makina, armë dhe masa të tjera. Të ketë ndonjë sinjal?!

10:13 | 01/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Blindohen krerët e shtetit, makina, armë dhe masa të tjera. Të ketë ndonjë sinjal?!

Qeveria ‘Rama 2’ ka planifikuar miratimin e 429 vendimeve dhe projektligje gjatë vitit 2018.

Përpos të tjerave, gjatë vitit 2018, është planifikuar edhe miratimi i një projektligji dhe 8 projektvendimeve, që synojnë rritjen e masave të sigurisë për personalitetet e larta shtetërore, por edhe zgjerimin e listës me funksionarët e lartë që do të merren nën ruajtje.

Nismat reflektohen në një vendim të Këshillit të Ministrave, i zbardhur nga Shqiptarja.com dhe që mban datën 24.1.2018.

Njëri nga projektvendimet parashikon ngritjen e një instituti të posaçëm, i cili do të merret vetëm me formimin dhe kualifikimin e shërbimit të sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore. Ky projektvendim synon përgatitjen profesionale dhe fizike të punonjësve të këtij shërbimi, që do t’u besohet jeta e shtetarëve tanë.

Po ashtu, është planifikuar miratimi i një tjetër projektvendimi për përcaktimin e personaliteteve të tjera që do të mbrohen nga shërbimi i sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore.

Në listën e personaliteteve që do të ruhen, do të përfshihen edhe krerët e organeve të reja të drejtësisë si kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit, kreu i Prokurorisë së Posaçme etj. Në këtë kuadër, do të shtohen edhe objektet dhe rezidencat që do të sigurohen nga shërbimi i sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore, shkruan ”shqiptarja.com”. 

Një tjetër projektvendim do të përcaktojë armatimin dhe mjetet teknike të posaçme për punonjësit që do të kujdesen për sigurinë e personaliteteve të larta shtetërore. Armët dhe mjetet do të jenë si ata të shërbimeve të vendeve homologe, që do të thotë ndryshim i armëve dhe mjeteve aktuale. Një tjetër projektvendim do të përcaktojë automjetet e posaçme për transportin e personaliteteve të larta shtetërore.

Ky projektvendim synon standardizimin e automjeteve të posaçme për transportin e zyrtarëve të lartë. Referuar vendimit të qeverisë, një tjetër projektvendim do të miratohet për përcaktimin e simboleve, emblemave të personelit të shërbimit të sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore. Sipas dokumentit, të gjitha këto vendime do të miratohet brenda vitit 2018

Personalitetet që ruhen nga garda

Ligji për Gardën e Republikës ka përcaktuar personalitetet e larta shtetërore që ruhen nga shërbimi i sigurisë. Aktualisht, garda ruan e mbron, presidentin, kryetarin e kuvendit, kryeministrin si dhe familjet e tyre. Garda mbron personalitetet e huaja, që vijnë në vendin tonë.

Po ashtu, ruan kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, zëvendëskryetarët e Kuvendit, anëtarët e Këshillit të Ministrave, kryetarin e Gjykatës së Lartë, Prokurorin e Përgjithshëm, kryetarin e SHISH-it, kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Guvernatorin e Bankës së Shtetit, Avokatin e Popullit, kryetarin e KQZ-së, kryetarin e opozitës dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Presidenti ruhet edhe katër vite të tjera pas mbarimit të mandatit, ndërsa kryeministri edhe tre vite të tjera. Gjithashtu, garda ruan banesat e të gjithë të lartpërmendurve si dhe institucionet shtetërore ku ushtrojnë detyrën.

Etiketa: makinamjete te blinduarashtetaretzyrtare te larte
Pas

Ministri anglez jep dorëheqjen pasi u vonua pak minuta: Më vjen turp që nuk isha në vendin tim

Para

Tiranë, transportonte nxënës shkolle, arrestohet në gjendje të dehur shoferi (VIDEO)

Para
Tiranë, transportonte nxënës shkolle, arrestohet në gjendje të dehur shoferi (VIDEO)

Tiranë, transportonte nxënës shkolle, arrestohet në gjendje të dehur shoferi (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.