Gjykata e Krimeve të Rënda është blinduar paraditen e sotme për shkak të seancave të rëndësishme në rend dite. Bëhet fjalë për dy çështje me rëndësi si ajo e “Xibrakës”, e cila ka përfunduar së shqyrtuari për sot dhe çështja e Shullazit.
Pas seancës për laboratorin e drogës në Xibrakë, ku u dha pretenca për 8 persona, mes tyre edhe për Ermal Hoxhën, në mesditë pritet përballja mes Emiljano Shullazit dhe biznesmenit Ylvi Beqja.
Bëhet fjalë për një tentativë të trupës gjyqësore për të arritur këtë përballje, pas rasteve të shumta të shtyrjes së seancës.
Biznesmeni Ylvi Beqja akuzon Emiljano Shullazin se në bashkëpunim me persona të tjerë kanë arritur t’i marrin 500 mijë euro në çeqe.
(XH.A/SHUPLAKA)