Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel do të vizitojë gjatë ditës së sotme Athinën dhe për këtë arsye kryeqyteti i Greqisë është blinduar i gjithi nga forca të shumta të policisë për të bërë mbarëvajtjen e kësaj vizita.
Vizita e kancelares bëhet në kuadrin e bisedimeve për të bindur Athinën zyrtare që të përshpejtojë aprovimin e marrëveshjes së Prespës për emrin e ri të Maqedonisë.
Mesa duket, Merkel i ka vendosur ultimatum Greqisë, pasi kërkon që marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës të mbyllet sa më parë, kjo për t’i hapur rrugë Maqedonisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.
Kujtojmë se në Maqedoni nevojiten ndryshime kushtetuese për emrin e ri të saj.
Për këtë kryeministrit, Zoran Zaev i duhet një shumicë absolute në parlament, gjë për të cilën ai përpara pak ditësh iu ka shtrirë dorën edhe partive opozitare shqiptare të cilat kanë paraqitur një qëndrim skeptik për këtë marrëveshje.
(F.GJ/FAXWEB.AL)