Vizita që kryeministri Rama pritet të mbajë në Berat pasditen e sotme në orën 16:30, ka shkaktuar një radhë kilometrike makinash në rrugët e qytetit.
Në çdo aks shihen radhë të gjata automjetesh të bllokuara në në pritje për të qarkulluar. E ndërsa pedonalja ku pritet të zhvillohet takimi elektoral është e mbushur me simpatizantë të Partisë Socialiste në pritje të kryeministrit.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews në qytet shihet dhe një prani e madhe e forcave policore.
Pamja që po ofron qyteti muze i Beratit prej rreth 30-minutash të jep përshtypjen e një shtetërrethimi, ku gjithçka ka ngecur në vend në pritje të kalimit të eskortës së kryeministrit Rama.