Ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda pritet të jepet pretenca për Emiljano Shullazin dhe persona të tjerë me të cilët ai ka bashkëpunuar, dhe për këtë shkak është vënë re një numër shumë i lartë efektivësh.
Masat e forta janë marrë nga frika e ndonjë incidenti të mundshëm, ndërsa rreth godinës së gjykatës janë parë dhjetra efektivë të Policisë, FNSH-së dhe RENEA-s.
Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel “Vollgën” në Durrës. Shullazi rrezikon deri në 15 vite burg për akuzat, po ashtu edhe anëtarët e bandës; Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.
Kjo seancë vjen në një kohë kur prokurorët kanë ngurruar që të marrin në ngarkim këtë çështje, dhe është vetë drejtuesja e prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, e cila do të jetë kryesuesja e grupit të sotëm të organit të akuzës. Prokurorët e tjerë do të jenë: Besnik Muçi, Anton Martini, Gentian Osmani.
Pikërisht çështja e Emiljano Shuillazit ka krijuar dhe një konflikt te Krimet e Rënda, ndërsa Arta Marku, kryeprokurorja e përkoshme ka vendosur transferimin e tre prokurorëve në rrethe, që sipas tyre është bërë në shkelje të ligjit.
Gazetarë të kronikës e kanë quajtur këtë vendim të Markut një sjellje hakmarrëse, e cila bëhet për të favorizuar Shullazin, dhe për të vendosur lirimin e tij.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post