Blindohet gjykata e shkallës së parë në Vlorë. Nën masa të repta sigurie kanë mbërritur disa prej të arrestuarve nga megaoperacioni anti-drogë i disa ditëve më parë. Sot do të zhvillohet një pjesë e vogël e numrit të masave të sigurisë teksa nesër do dalin një pjesë tjetër.
Gazetarja e Faxneës Afrovita Hysaj informon se kanë mbërritur në gjykatën e shkallës së parë në Vlorë 12 persona e parë nga 69 të arrestuarit të cilet do të njihen me masën e tyre të sigurisë.
Megaoperacioni “Tempulli” vuri në pranga 233 persona në të gjithë vendin ndërsa 82 të tjerë u shpallën në kërkim. Me arrestimet u shkatërruan 23 grupe kriminale që shpërndanin drogë nëpër shkolla dhe lokale.