Kufiri shqiptar me Greqinë do të patrullohet nga 50 oficerë policie të Frontex. Misioni i Agjencisë së Mbrojtjes së Kufijve Europian ‘European Border’ dhe ‘Cost Guard’, do të veprojë në 2 pikat kryesore doganore me shtetin fqinj në Kapshticë dhe Kakavijë.
Kjo është hera e parë që kjo agjenci nënshkruan marrëveshje me një vend që nuk është në Bashkimin Europian, e cila vjen edhe si një masë kundër emigrimit të paligjshëm dhe krimit të organizuar.
Gjatë një aktiviteti në të cilin marrin pjesë përfaqësues të lartë të Frontex ku i pranishëm është edhe kryeministri i vendit Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ky i fundit deklaroi se qasja shqiptare është e pandryshueshme ndaj Bashkimit Europian. Sipas tij kjo marrëveshje e rëndësishme vjen në prag të hapjes së negociatave. Lleshaj tha se Frontex do të mundësojë monitorimin dhe kontrollin e pikave kufitare të vendit për evidentimin dhe ndëshkimin e krimit të organizuar.
Kjo marrëveshje vjen pak kohë para marrjes së përgjigjes nga BE për hapjen e negociatave. Prioritare për qeverinë mbetet lufta kundër krimit të organizuar. Qasja shqiptare për Europën mbetet e njëjtë dhe e paprekur”, tha Lleshaj gjatë fjalës së tij.
Komisioneri i Bashkimit Europian Dimitris Avramopoulos tha gjatë fjalës së tij se me këtë marrëveshje garantohet siguria kufitare dhe luftohet ndaj krimit të organizuar. Shqipëria sipas tij mbetet përgjegjëse për kontrollin e kufirit të saj.
“Kjo marrëveshje është e para e këtij lloji në botë, skuadrat do të islokohen që nesër. Kjo është një fazë e re midis BE dhe vendeve të Ballkanit. Siguria e qytetarëve është shumë e rëndësishme. Çndodh në Shqipëri prek edhe BE-në dhe çndodh në BE prek edhe Shqipërinë. Duhet të bashkëpunojmë si fqinj por edhe si partner”.
Avramopoulos dha edhe një sinjal të fortë kur u shpreh se lëvizja pa viza e qytetarëve shqiptarë është një arritje e madhe por që duhet të ketë përpjekje sipas tij për ta ruajtur.
“Lëvizja pa viza është diçka shumë pozitive për Shqipërinë, por duhet të ketë përpjekje për ta ruajtur këtë arritje”.
Në fund të Prillit të kaluar është firmosur marrëveshja midis Shqipërisë dhe Agjencisë së Mbrojtjes së Kufijve Europian ‘European Border’ dhe ‘Cost Guard’ ose të njohur ndyrshe si ‘Frontex’.
Frontex, Agjencia Evropiane e Rojave Kufitare dhe Bregdetare, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, do të nisë operacionin e saj të parë të përbashkët në Shqipëri duke shënuar një fazë të re për bashkëpunimin kufitar midis BE-së dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor. (F.GJ/Faxweb.al)
Discussion about this post