Pasditen dhe përgjatë orëve të para të mbrëmjes së sotme kanë vijuar kontrollet e policisë edhe në qarkune Gjirokastrës dhe të kukësit ku dhjetra efektivë kanë dalë në terren.
Gazetarja e Fax News, Ervina Shahaj raporton se në harkun kohor të 24 orëve të fundit, në Gjirokastër janë sekuestruar 17 makina. Kontrollet në këtë Qark janë ushtruar në afërsi të lagjes “Gerhot”, rruga nacionale Gjirokastër-Tepelenë, në Subash, në rrugët nacionale Tepelenë-Përmet, Tepelenë-Memaliaj dhe Gjirokastër-Kakavijë.
Ndërkohë në Kukës është ndërmarrë një operacion i ngjashëm ku patrullat e policisë janë ngritur në disa pika dhe po ushtrojnë kontrolle të imtësishme.
Prej 2 ditësh 2 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar në Kukës duke bërë kontrolle në pika të ndyshme në dalje apo në hyrje të qytetit
Gazetari i Fax News, Ermal Hallaçi raporton se sipas burimeve është ushtruar edhe ndaj drejtuesve të automjeteve nga ana e policisë për shkak se qytetarët nuk pranojnë të filmohen nga efektivët gjatë kontrollit që ushtrohet.
Ndërsa Drejtoria e Policisë Kukës nuk ka dhënë ende informacionë për shoqërimet që janë bërë.
Policia e Shtetit njoftoI gjatë ditës sse ka bërë të mundur bllokimin me urgjencë të tre automjeteve të blinduara, të cilët janë në pronësi të Saimir Taullaut, Dashamir Gjikës, dhe Durim Bamit, i cili është me banim në Krujë, dhe i dënuar për vjedhje me armë.
Mjeti i Gjikës u ndalua mbrëmjen e djeshme në afërsi të Rinasit, ndërkohë që u mor dhe vetë në pyetje biznesmeni nga Shijaku, të cilit më herët i ishte kërkuar deklarimi i pasurisë, pasi dyshohet për trafikimin e qenieve njerëzore, vepër për të cilën është vënë nën hetim në Gjermani (lexo lajmin).
Nga ana tjetër po dje Policia ka sekuestruar dhe automjetin e blinduar të Saimir Taullaut, vëllai i të cilit është vrarë nga banda e Aldo Bares. Vetë Taullau i ka shpëtuar të paktën dy atentateve, ndërsa dyshohet për disa vepra të rënda penale të ndodhura në qytetin e Lushnjes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)