Ka qenë një telefonatë anonime nga një qytetar i paidentifikuar e mbërritur në komisariatin e Policisë së Gjirokastrës ajo që ka alarmuar Policinë e cila është mobilizuar menjëherë në fshatin Lazarat.
Sipas Policisë, në orët e vona të mbrëmjess së djeshme, në sallën operative të komisariatit ka mbërritur një telefonatë e cila njoftonte për një konflikt të armatosur midis 2 grupeve rivale i cili është shoqeruar edhe me pasoja.
Forca të shumta të Policisë së Gjirokastrës kanë zbarkuar në Lazarat në orët e vona të natës ku edhe është bërë krehja e zonës por që ka rezultuar se alarmi i ngritur nga qytetari anonim ka qenë i rremë.
Raportohet se i gjithë fshati është mbushur me forca të Policisë si dhe janë vendosur 2 postoblloqe në fund të fshatit afër rrugës nacionale Gjirokastër-Kakavijë.
Me sa duket forcat e rendit janë akoma tepër vigjilente për ngjarjet në këtë fshat i cili 5-së vite më parë ishte në qendër të vëmendjes të opinioti poblik vendas dhe ndërkombëtarë për shkak të operacionit të policisë për heqjen e tij nga harta e prodhimit të lëndëve narkotike.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post