00:32 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Blindohet Tirana, 1500 forca policie në terren, në gatishmëri RENEA e FNSH, rrugët që do bllokohen

07:39 | 13/05/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Blindohet Tirana, 1500 forca policie në terren, në gatishmëri RENEA e FNSH, rrugët që do bllokohen

Për protestën e sotme të Partisë Demokratike e cila pritet të fillojë në orën 12:00 Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për të siguruar mbarëvajtjen e saj.

Sipas planit të policisë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë protestës do të angazhohen rreth 1500 efektivë nga komisariatet e Tiranës, njësia Shqiponja, Forcat Operacionale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë. Po kështu policia me planin e saj gjatë mbarëvajtjes së protestës do iu kushtojë një rëndësi të veçantë edhe ruajtjes së institucioneve të rëndësisë së veçantë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Një detaj që nuk duhet humbur është se  pjesë e kordonit të parë përballë kryeministrisë do të jenë edhe efektivet femra.  Po kështu edhe breda protestës policia do të inflitrojë agjentë për të marrë informacion. 

DETAJE:

Po ashtu në tarracat e Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit do të ketë efektivë policie të cilët do të monitorojnë nga sipër çdo veprim. Pas Kryeministrisë dhe te Sheshi “Italia” do të stacionohen autoambulanca dhe zjarrfikëse, të cilat do të qëndrojnë në gatishmëri.
Policia do të bllokojë trafikun dhe do të ndalojë parkimin e mjeteve në rrugët ndërlidhëse me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Një pjesë e policëve rrugorë do të jenë në akset paralele për të menaxhuar trafikun e rënduar që do të shkaktohet nga ky bllokim.

Po ashtu policia Rrugore nuk do të lejojë të futen në kryeqytet autobusët me protestues të cilët pritet që të vijnë nga rrethet, bën me dije BalkanWeb. Nga ana perëndimore autobusët do të lejohen të qarkullojnë deri tek pallati i sportit “Asllan Rusi”, më pas do të parkohen tek Sheshi Shqiponja, ndërsa nga ana lindore, autobusët do të lejohen të qarkullojnë deri tek Fakulteti Ekonomik.

RRUGËT QË DO BLLOKOHEN: 

Nga ora 07:00 deri në përfundim të protestës – Rrruga “Papa Gjon Pali II”, nga Sheshi “Italia” deri tek kryqëzimi në Bulevardin “Bajram Curri”.

Nga ora 11:30 deri në përfundim të protestës – Sheshi “Skënderbej”, Rruga “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek Kryqëzimi me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri tek Kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova”, – Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, deri tek kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit”.(J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: gadishmeripoliciaprotesta
Pas

“Ne jemi Europa”, Kryemadhi, Metaj, Dardha dhe Meço me 2 gishtat lart (FOTO)

Para

Agjentë të infiltruar në terren, kordon me police femra, masat e marra nga policia për protestën

Para
“Me porosi të drejtorit na kanë detyruar të firmosim formulare për zgjedhjet ku të shkruajmë numrin e votave që do të sigurojmë”

Agjentë të infiltruar në terren, kordon me police femra, masat e marra nga policia për protestën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.