Avokati Altin Goxhaj i ftuar në Fax News këtë pasdite komentoi aktualitetin politik në vend. Për gazetarin Egon Loli ai u shpreh se Rama po kërkon ta kthejë vendin në një republikë presidenciale. Por kjo sipas tij bëhet edhe në kurriz të Erion Veliaj që projektohet si kryeministër i ardhshëm, por në një republikë presidenciale me pushtet të kufizuar.
“Rama po i jep qeverinë Erion Veliaj, si proces dhe po kërkon të komplotojë kundër Erion Veliaj përmes krjimit të një presidence kryeministrore. Po shkojmë tek Vuçiç. Do të kemi një kryeministër si Erion Veliaj si tipi Brnabic. Kjo i shkatërron të gjithë të ardhmen atij. Si goditi ky establishment? Përmes SPAK. Kujtojmë sherrin që plasi në SPAK kur shkoi Yuri Kim. Dhe ajo tha jo Kraja por Dumanin. Erion Veliaj kur shkon në SHBA takon gjithmonë Yuri Kim. Ajo ka një karrierë falë Soros”, tha Goxhaj.
Nga ana tjetër, Goxhaj thotë se histori për Berishën u prodhuar nga sekretari Blinken në SHBA, i cili ka një karrierë politike falë Sorosit.
“Blinken e prodhoi këtë histori për Berishën në SHBA. Edhe ai është i familjes Soros është aty ku është sepse ka patur suportin e Sorosit. Goditjet që ka marrë Berisha nuk i kanë interesuar Ramës. Nuk i kanë interesuar shumë as edhe Alex Soros. Por ky vendim ishte marrë dhe nuk është i kthyeshëm. Prapa tyre është një pjesë e organizatës Soros. Është ai që ka krijuar Mjaftin, KOP-in. Jonas Rolet është pala më e interesuar. Por Rama ka një armë shumë të fortë, raportin personal me familjen Soros”, u shpreh avokati.
Discussion about this post