18:13 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Blinken në Lindjen e Mesme për një armëpushim të ri në Gazë

15:15 | 05/02/2024
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Blinken në Lindjen e Mesme për një armëpushim të ri në Gazë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është nisur për në Lindjen e Mesme, në përpjekje për të arritur një marrëveshje të re të armëpushimit në luftën mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Në turneun e tij të pestë në rajon që kur Hamasi kreu sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit, sulm që nxiti luftën, Blinken pritet të vizitojë Arabinë Saudite, Izraelin, Egjiptin dhe Katarin. Para këtij udhëtimi, kryediplomati amerikan theksoi nevojë “për adresimin urgjent të kërkesave humanitare në Gazë”, pasi grupet e ndihmës vazhdimisht kanë ngritur alarmin për ndikimin shkatërrues të luftës pothuajse katërmujore në territorin e rrethuar.

“Situata është e papërshkrueshme”, tha Said Hamouda, palestinez që ka ikur nga shtëpia e tij dhe është zhvendosur në Rafah, qytet në kufi me Egjiptin.

Sipas Kombeve të Bashkuara, në Rafah tani gjenden mbi gjysma e popullsisë së Gazës prej 2.3 milionë banorësh, për shkak të sulmit të Izraelit.

Gjatë fundjavës, Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij në jug të Gazës, duke paralajmëruar se forcat tokësore mund të përparojnë drejt qytetit Rafah, si pjesë e fushatës së tyre për të zhdukur Hamasin. Teksa lufta po vazhdon, Blinken pritet të diskutojë për një armëpushim të propozuar gjatë një takimi në janar në Paris mes zyrtarëve të lartë të SHBA-së, Izraelit, Egjiptit dhe Katarit. Përpjekja diplomatike është bërë edhe më e urgjente pasi në mbarë rajonin janë rritur sulmet nga grupet e mbështetura nga Irani në solidaritet me Hamasit, sulme që kanë nxitur SHBA-në të përgjigjet me kundërsulme.

Armëpushimi i propozuar parasheh një pauzë të luftimeve fillimisht për gjashtë javë që Hamasi të lirojë pengje në këmbim të të burgosurve palestinezë që mbahen nga Izraeli. Lufta u nxit nga sulmi i paprecedent i Hamasit në jug të Izraelit, kur u vranë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Rripin e Gazës janë vrarë mbi 27.000 persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi. Kjo ministri, që nuk bën dallimin mes luftëtarëve dhe civilëve të vrarë, ka thënë se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë./ REL

Pas

Stano: Veprimet e Kosovës të pakoordinuara dhe të njëanshme

Para

Raporti i OBSH: Rastet e të prekurve me kancer do të rriten me 77% deri në vitin 2050

Para
Raporti i OBSH: Rastet e të prekurve me kancer do të rriten me 77% deri në vitin 2050

Raporti i OBSH: Rastet e të prekurve me kancer do të rriten me 77% deri në vitin 2050

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbeti jashtë parlamentit, Etilda Gjonaj: Fitoret personale zvogëlohen para një fitoreje të madhe

BE zbulon datën, kur do të mbahet konferenca e 5-të e anëtarësimit me Shqipërinë

AMA marrëveshje me Inspektoriatin Shtetëror të Punës, Krasniqi: Angazhim i përbashkët për zbatimin e ligjit mbi kushtet e punës dhe mbrojtjen e gazetarëve

LAJMI I FUNDIT/ SPAK zbarkon në Bashkinë Klos, sekuestrohen telefona dhe shoqërohen disa zyrtarë

Zelensky: Na duhet një paqe e qëndrueshme, faleminderit Oslo për mbështetjen

Hungaria tërhiqet nga GJNP, Orban: Gjykata po ndërhyn politikisht

Moti i keq godet Francën, përmbytje të mëdha nga reshjet e dendura, raportohet për tri viktima

KQZ/Përfundon Numërimi i Votave të Diasporës në 11 Qarqe

GJKKO zbardh vendimin për ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, ja me sa vite burg e dënoi

Pak të rinj në listë, veteranë në kuvend, si ndryshon grupi parlamentar i PD

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.