21:11 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Blinken: Numri i viktimave në Gazë, ‘në mënyrë të papranueshme i lartë’

13:54 | 16/07/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Blinken: Numri i viktimave në Gazë, ‘në mënyrë të papranueshme i lartë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u tha dy zyrtarëve të lartë izraelitë se numri i viktimave civile në Gazë është “në mënyrë të papranueshme i lartë”. Ushtria izraelite kreu disa sulme vdekjeprurëse në ditët e fundit, duke përfshirë një në një kamp refugjatësh.

Në përgjigje, Hamasi – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera, i cili kontrollon Gazën – tha se është tërhequr nga negociatat për armëpushim.

Blinken priti të hënën në Uashington dy zyrtarë izraelitë me ndikim – ministrin e Çështjeve Strategjike, Ron Dermer, dhe këshilltarin për Siguri Kombëtare, Tzachi Hanegbi – “për të shprehur shqetësimin tonë serioz në lidhje me viktimat e fundit civile në Gazë”, tha zëdhënësi i tij, Matthew Miller.

“Numri i viktimave civile mbetet në mënyrë të papranueshme i lartë. Ne vazhdojmë të shohim shumë civilë të vrarë në këtë konflikt”, u tha Miller gazetarëve.

Të shtunën, sulmet izraelite vranë më shumë se 90 njerëz në kampin Al-Mavasi në Gazë, tha Ministria e Shëndetësisë në këtë enklavë.

Lufta shpërtheu pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit të kaluar, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë. Në përgjigje, Izraeli nisi një fushatë intensive sulmesh në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, e cila vazhdon ende. Sipas autoriteteve atje, mbi 38.000 njerëz u vranë prej se nisi lufta.

Bisedimet e zyrtarëve izraelitë me Blinkenin u përqëndruan edhe tek armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit, ndihma humanitare në Gazë dhe planet e pasluftës, tha Miller. Vizita e tyre u realizua disa ditë përpara se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, të mbajë një fjalim në Kongresin amerikan, më 24 korrik

Etiketa: Antony Blinken
Pas

Merr formë Zona e Lirë Ekonomike, TEDA Tirana, Veliaj: Po krijojmë një hapësirë me 5 mijë vende pune

Para

Ministrja Koçiu në konferencën për Autonominë spitalore: Standarde evropiane në shërbim të qytetarëve dhe rritje e të ardhurave për mjekët, të panegociueshme integriteti dhe transparenca

Para
Ministrja Koçiu në konferencën për Autonominë spitalore: Standarde evropiane në shërbim të qytetarëve dhe rritje e të ardhurave për mjekët, të panegociueshme integriteti dhe transparenca

Ministrja Koçiu në konferencën për Autonominë spitalore: Standarde evropiane në shërbim të qytetarëve dhe rritje e të ardhurave për mjekët, të panegociueshme integriteti dhe transparenca

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.