11:24 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Blinken: Rusia po paguan “kosto të lartë” në Ukrainë

15:47 | 09/09/2022
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Blinken: Rusia po paguan “kosto të lartë” në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të premten se vendimi i presidentit Vladimir Putin, për të dërguar përforcime në rajonin e Harkivit të Ukrainës nënvizoi humbjet e mëdha që forcat ruse po marrin në luftën e saj.

“Ka një numër të madh të forcave ruse që ndodhen në Ukrainë dhe për fat të keq, në mënyrë tragjike, të tmerrshme, Presidenti Putin ka demonstruar se do të përfshijë shumë njerëz në këtë luftë, me kosto të lartë për Rusinë”, tha ai.

Blinken deklaroi kështu para gazetarëve në selinë e NATO-s, pas takimit që pati me sekretarin e përgjithshëm të aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg, një ditë pasi kryediplomati amerikan kishte vizituar Kievin.

Më herët, agjencitë ruse të lajmeve kishin raportuar se forcat e Moskës po rivendoseshin në rajonin e Harkivit, si kundërpërgjigje ndaj një kundër-ofensive ukrainase në shkallë të gjerë.

Agjencitë e lajmeve TASS dhe RIA Novosti shpërndanë video nga ministria e Mbrojtjes e Rusisë, që tregonin lëvizjen e pajisjeve ushtarake në një rrugë të asfaltuar, disa me flamuj rusë dhe me shkronjën “Z”, një simbol i fushatës ushtarake të Rusisë.

Zyrtari lokal i instaluar nga Moska, Vitaliy Gançev, tha se “beteja të ashpra” ishin duke u zhvilluar pranë Balakliya, një qytet në rajonin e Harkivit, që Ukraina tha se e kishte rimarrë të enjten.

Gjenerali amerikan, Mark Milley, shef i Shtabit të Përgjithshëm, tha më 8 shtator se pushtimi rus i Ukrainës është një dështim ushtarak, pasi forcat e Moskës që kanë arritur vetëm “sukses të vogël taktik në pjesë të ndryshme të Ukrainës lindore”. REL

Pas

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Pogradec, makina përplas biçikletën, humb jetën 65-vjeçari (EMRI)

Para

Pse gratë jetojnë më shumë se burrat?

Para
Pse gratë jetojnë më shumë se burrat?

Pse gratë jetojnë më shumë se burrat?

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Procesi zgjedhor në vijim normalisht”, Celibashi përsërit thirrjen: Kandidatët nuk mund të vëzhgojnë procesin e votimit!

Shqipëria Zgjedh/ Celibashi: Janë hapur të gjitha qendrat e votimit! Në 5% të QV ka pasur tensione mes anëtarëve të komisionit. Ja problematikat që janë hasur deri tani

Radhë për të votuar te kontenierët në Astir,qytetarët presin në kushte të vështira

Fier/Kandidatët e PD brenda qendrave të votimit shkelin Kodin Zgjedhor

Ulsi Manja pas votimit: “Vota është respekt për veten, familjen dhe Shqipërinë ,ftoj qytetarët të votojnë me përgjegjësi”

Zgjedhjet e 11 Majit/ Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

Zgjedhjet, voton Manastirliu: Një ditë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë

Rama voton me bashkëshorten në Surrel: Sot është fjala e popullit! Do të jemi vendi tjetër i BE

Kryeministri Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda votojnë në Surrel

Përfundon me sukses votimi në burgun e grave në Pojske të Pogradecit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.