21:37 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bllofi me Fatos Nanon dhe tepsia me 1 racion e Ramës

17:42 | 27/03/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush i vrau dje, 100% shokët e Sokol Olldashit?

Nga Kreshnik Spahiu

Bojkoti në kongres i Fatos Nanos kaloi në heshtje dhe pa komente. Disa media u tallën dhe tentuan ta denigronin duke e titulluar lajmin: “Nanos nuk i ka dal akoma pija dhe s’ka ardhur në kongres”

Dy javë emri i legjendës socialiste Fatos Nano u keqpërdor nga çdokush me interpretime nga më të ndryshmet. Zhurmë pa fund se Fatos Nano po shpëton Edi Ramën nga kriza.
Me pak fjal, më shumë zhurmë u bë se do të shkonte Nano, sesa kur ai nuk shkoi.
Por a ja vlen ta analizosh bllofin pse u përdor emri Nanos dhe pse ai refuzoi?
Po po duhet ndalemi sepse në thelb kjo përmban themelet e ndërtimit dhe dështimit të qeverisë Rama.
Edi Rama nuk ka nevojë për të qeverisur me njerëz si Fatos Nano, Koço Kodhima, Namik Dokle, Arben Malaj, Ben Blushi, Fatmir Xhafa, Bashkim Fino, Musa Ulqini. Ai do thjesht ti përdor ata.
Qeveria e Edi Ramës nuk ka nevojë për socialista por ka nevojë për shkollë e re 99, të cilët ai i financoi dhe mbështeti disa vite kundër Fatos Nanos. Ai e donte Fatos Nanon si fasadë, duke e përdor si bojë me ngjyra për të lyer pallatet e vjetra të Shallvareve dhe ta shtyj ca vite si çuni që ndryshoi surratin e Tironës!
Faktikisht “Tepsia” e Ramës është unike me një procion tek.
Ai s’ka nevojë për ministra dhe bashkëpuntorë por për zëvendësministra dhe shërbëtor. Ai dëshiron ti bëjë të gjitha i vetëm. Jo rastësisht i thotë vetes “Ronaldo” por harron që ekipin e lojtarve nuk e ka si “Juventus” i Torinos por si “Kurveleshi”.
Ministrat e tij nuk janë si niveli i Fatos Nanos por i Elisës, Belindës, Besës, Gentit dhe shumë “kalamajve” të llastuar të lagjes, me një në nivel drejtorësh. Gjysma e tyre, rrogën e parë në bordero e kanë si ministra.
Rama ashtu sikur Berisha ka krijuar profilin e një njeriu tek-pull në qeveri: Burr dhe grua e parë në këtë qeveri është Rama.
Ka një ndryshim të vogël me Berishën. Ai qeveriste me xhaketa të vjetra dhe nuk i ndryshonte 20 vjet. Kishte që nga 1992 që qeveriste me të njëjtat surrate, si Pollo, Bode, Ruli, Imami, Spaho por i linte të vidhnin të gjithë, ndërsa Rama e do të gjithë tepsinë për vehte.
Kjo është arsyeja thelbësore që nga Monika Kryemadhi, Shpëtim Idrizi, dhe deri tek Fatos Nano e refuzojnë Edi Ramën, sepse i bën ftesat “pa tepsi”.
Kjo është edhe arsyeja që 50% e gazetarve që kishte miq, sot i janë kthyer në armiq, sepse ai nuk u ndan asgjë nga tepsia. Kur them “tepsia” nuk kam parasysh gjithmonë paratë e drogës apo krimit por të ardhurat dhe burimet që vinë nga pushteti.
Stuhitë kundër Ramës po rriten, dhe ai po kalon krizën më të madhe politike në karrierë.
Ndoshta sot ai mund ta kapërcej sepse përballë ka ende Berishën që e ka shpallur Non Grata Washingtoni dhe Brukseli por nesēr përballë nuk do ketë vetëm çunin e Fahriut me jelek të verdhë por ndoshta njē vullkan njerzish që kërkojnë të ushqejnë fëmijët e tyre.
Edi Rama si i vetmi kryeministër që nuk disponin (leje automjeti) një patentë makine, vazhdon e mban timonin në dorë, pa e ditur si drejtohet auto-shteti.
Ndoshta vazhdon të ketë iluzion që me batutat e Elisa Spiropalit që tallej me Fatos Nanon do e shtyj dhe ca kohë.
Po moj Elisa po, e vërtet që Fatos Nano s’ka nevojë të flas në kongres sepse mos-prezenca e tij flet shumë.
Mos harroni që nesër ai dhe shumë socialistë s’do të heshtin sepse ju latē 3 milion shqiptar pa tepsi.
Nesër s’do keni përballë plakun Berisha me çunin e Fahriut, por miliona të urritur që do ta shqyejnë Elisën si në “Botën e çudirave”
Por harron Edi Rama që ditët e emigracionit ja shkurtoi Fatos Nano dhe i dhuroi pjesë nga tepsia që Fatos Nano e kish fituar me gjakun e 97-ës dhe lotët plot dhimbje në burgun e Tepelenës, gjatë kohës që Edi “magjepste” Parisin……
Një kryeministër që tepsinë e ndan me Elisat, dhe hallet do ti kaloje me portretin e Fatosit, nuk mund të shkoj shumë larg. Ndoshta tashmë i ka “ditët” e numëruara….

Etiketa: bojkoti ne kongrese i Nanoskreshnik spahiu
Pas

Befasojnë mediat greke, i kushtojnë artikull të pazakontë këngëtareve shqiptare

Para

Indeksimi i pensionistëve/ Qeveria vendos rritje me 2.8% , ja kategoritë që përfitojnë

Para
Indeksimi i pensionistëve/ Qeveria vendos rritje me 2.8% , ja kategoritë që përfitojnë

Indeksimi i pensionistëve/ Qeveria vendos rritje me 2.8% , ja kategoritë që përfitojnë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zgjedhjet në Gramsh/Qytetarë në votime, PS ruan epërsinë me 7,737 vota

Video/Tensione në qendrën e numërimit në ‘Vasil Shanto’ në Tiranë, shkak një fletë votimi e pavlefshme

PD rikthehet e para në Lezhë, rezultatin final do ta vendosin kutitë e fundit

Policia bllokon fishekzjarrë para ndeshjes Vllaznia–Egnatia, shoqërohet një tifoz nga Shkodra

Divjakë/Mbyllet numërimi për subjektet politike në KZAZ nr. 57, PS në avantazh

Kontrolle të SPAK në disa qytete për krime zgjedhore, të përfshira disa subjekte politike

Zgjedhjet e 11 Majit/ Numërohen 3330 qendra votimi, PS thellon diferencën me PD në rang kombëtar

Numërohen 130 nga 139 kuti në Kukës/ PD në avantazh ndaj PS, siguron 2 mandate, socialistët 1

Numërohen 272/405 kuti në Shkodër, PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

Përfundon numërimi në KZAZ 84 në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.