Ish-gazetari, tani deputet i partisë Nisma në Parlamentin e Kosovës, Milaim Zeka, ka reaguar në lidhje me bllokadën politike në Kosovë.
Ai shkruan se bllokimi i parlamentit po ndodh ngaqë është I mbipopulluar me çobanë. Ndërkohë që për drejtuesin e seancës, aktorin e humorit të emisionit “Kafeneja Jonë” Adem Mikullovcin, shprehet se nuk e di se çfarë po bën dhe se ai është përfaqësuesi i një shoqërie feudale, turkofile. Zeka shprehet se kjo po ndodh për shkak të vakumit ligjor, ndërkohë që i bën apel PAN-it që të vij në Parlament me emrin e kandidatit për ta votuar.
REAGIMI I PLOTË:
Personalisht mbeshtes ftesen e Adem Mikullovcit
Prej qe ka filluar seanca e pare e Parlamentit, komedia “Kafeneja jone”, me kryepersonazhin Adem Mikullovci, po ece per mrekulli. Ademi, here me hajgare, here me seriozitet, as qe e ka idene se çfare eshte duke bere. Thjeshte, po tregon se eshte sinonimi me i mire i nje shoqerie feudale, turkofile, me traditen qe Bali i Shpise, mundet me tredhe miza ne parlament, edhe ne me ja mbajte zhagun.
Krejte keto marrezira po ndodhin per shkak te vakumit ligjor, ngase parlamentin e kane mbipopulluar çoban, te cilet ne kushte normale, nuk do duhej kaluar neper fermat e dhive, pa le ma te tallen kaq paturperisht me elektoratin.
Si do qofte, e kisha lutur PAN-in, qe mos te kerkoje qime ne tlyne, po te vije diten e enjte me emrin e kandidatit, edhe te ecim me tutje. I madhi, dhe i mençuri, duhet me leshu pe. Perndryshe po pergaditemi per zgjedhje te jashtezakonshme, po nuk e di se cili prej neve ka me pas ftyre per me dale edhe me kerku vota?!!!
(B.H/Shuplaka)
Discussion about this post