Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë në datën 1.5.2024 ora 10:00 në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Punës, do të organizojë një tubim në rrugën e Rinasit. Në këtë ditë protesta do t’i kushtohet eksodit masiv të rinisë shqiptare drejt perëndimit, ç’ka ka sjellë një dramë sociale të paprecedentë dhe kolaps në tregun e punës.