Një anije tregtare shqiptare e nisur drejt Maltës është ndaluar nga marina ushtarake e Libisë nën akuzën për transport të paligjshëm mallrash.
Në anijen me ekuipazhin prej 8 anëtarësh janë edhe 5 marinarët shqiptarë Maliq Bushati, Avni Buzi, Artur Selimaj, Xhodet Celaj dhe Jurgen Balla.
Anija është në pronësi të një shqiptari dhe lundronte në det me flamur të Panamasë, ndërkohë që drejtohej nga kapiteni malazez, Marko Markoviç.
Më herët ka reaguar edhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtëme. Sipas MEPJ rasti po ndiqet intesivisht dhe se marinarët janë në anije dhe janë siguruar se nuk kanë asnjë problem.
“MPJ ka marrë të gjitha kontaktet e mundshme dhe kemi bërë ndërhyrjet tek libianët. Po e ndjekim instensivisht situatën. Po kërkojmë e përpiqemi për kthimin e tyre”, thuhet në njoftimin për mediat.
Po ashtu edhe ambasadori shqiptar s në Kajro, Eduart Sulo u shpreh se situata është nënkontroll dhe se marinarët shqiptarë janë në gjendje të sigurt.
“Mësuam lajmin dje paradite për ngjarjen me anijen në pronësi të një kompanie shqiptare, dhe marinarët janë kapur nga autorietet libiane me pretekstin se kanë marrë materiale ndërtime në mënyrë ilegale nga Libia. Ndërëhyrja jonë ishte e menjëhershme dhe ne kemi marrë kontaktet me ambasadën libiane, në mënyrë që të ndërhyjmë për të ditur gjendjen e marinarëve shqiptarë dhe për të kërkuar mbrojtjen e tyre. Theksoj se anija është ankoruar në një port afër Tripolit dhe gjendja marinarëve dhe anijes është e sigurt.Autoritetet po procedojnë me shpejtësi të madhe.Po ndjekim nga afër këtë situate edhe Ministria e Jashtme shqiptare ka ndërhyrë dhe e ka nën kontroll situatën”, tha Sulo. (S.SH/Shuplaka)