Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas bllokimit të 550 tonë nafte në rafinerinë e Ballshit, ku përmes një statusi në “Facebook” shprehet se sasia e bllokuar ishte jashtë standardeve.
Më tej Rama thotë se lufta kundër informalitetit nuk do të ndalet duke filluar sipas tij nga të mëdhejtë në radhë të parë.
“Ata që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë, janë në shënjestrën e strukturave të shtetit dhe s’do të kenë asnjë shteg jashtë rrugës së ligjit e të standardeve që meritojnë konsumatorët”, shkruan Rama ndër të tjera.
Regimi i plotë:
KUSH MERRET ME NAFTE DUHET TE ZGJEDHE: O SIPAS LIGJIT O GODITJEN E LIGJIT? 550 ton karburant jashtë standardeve u bllokuan në rafinerinë e Ballshit? Lufta kundër Informalitetit nuk do të ndalet asnjë orë dhe para asnjë subjekti, duke filluar çdo ditë me të mëdhenjtë në radhë të parë!
Ata që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë, janë në shënjestrën e strukturave të shtetit dhe s’do të kenë asnjë shteg jashtë rrugës së ligjit e të standardeve që meritojnë konsumatorët.
Informaliteti në dëm të cilësisë është po aq i dëmshëm dhe i patorerueshëm, sa edhe informaliteti financiar në kurriz të konsumatorit e të shtetit! #ZeroTolerancë?ndaj abuzuesve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)