Në vijim të aksionit opozitar kundër qeverisë ‘Rama’, dhe kërkesës për një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme opozita së bashku me qytetarët do të vijojnë bllokimin e akseve kryesore rrugore të cilat njihen si arterie për qarkullimin e automjeteve.
Bllokimi do të zgjas vetëm 60 minuta, në 12 qarqe të vendit.
Sipas informacioneve është zgjeruar harta e bllokimit të rrugëve të enjten. Në orën 18.00 të se enjtes, opozita i ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen pershkallëzimit të protestës për të kërkuar largimin e kryeministrit Rama, si personi përgjegjës për bashkëpunimin me krimin në blerjen e votës. Ndryshe nga e enjtja e kaluar, bllokimi do të shtrihet në të 12 qarqet e vendit.
1.Qarku Kukës – Ura e Drinit në hyrje të Rrugës Kombit
2.Qarku Shkodër- Rruga Shkodër-Koplik
3.Qarku Lezhë – Mbikalimi Milot
4.Qarku Dibër- Ura në kryqëzimin Burrel – Rrëshen- Klos
5.Qarku Durrës- Plepa, në hyrje të Autostradës
6.Qarku Tiranë- Sheshi Shqiponja
7.Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh
8.Qarku Korçë – Hyrja, rruga nacionale e Korçës
9.Qarku Gjirokastër- Kryqëzimi i Rrugës Përmet-Tepelenë – Gjirokastër
10.Qarku Fier- Rruga nacionale tek Ura Mbrostar
11.Qarku Berat në Ura Vajgurore, aksi Berat – Ura Vajgurore
12.Qarku Vlorë- Hyrja e superstradës Vlorë- Levan