15:44 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bllokimi i buxhetit, Bashkia detyrohet të mbyllë çerdhet, konviktet dhe qendrën e fëmijëve me aftësi ndryshe

14:14 | 18/02/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bllokimi i buxhetit, Bashkia detyrohet të mbyllë çerdhet, konviktet dhe qendrën e fëmijëve me aftësi ndryshe

Kreu i Bashkisë së Skraparit Nesim Spahiu përmes një deklarate të bërë publike për mediat thotë se për shkak të bllokimit të veprimtarive financiare nga Dega e Thesarit qeverisja vendore është detyruar të mbyllë disa shërbime jetike.

Këto shërbime përfshijnë çerdhet, konviktet, si dhe qëndrën e fëmijëve me aftësi ndryshe. Spahiu bën fajtor për këtë deputetin socialist të zonës Adnor Shameti, si dhe i kërkon kryeministrit Rama një reagim të menjëhershëm.

Deklarata per media e Kryetarit te Bashkise Skrapar, Nesim Spahiu:

Të nderuar banorë të Skraparit!

Të nderuar përfaqësues të Medias!

Me keqardhje njoftoj se sot, Bashkia Skrapar mbylli disa shërbime, si çerdhe, konviktin e nxënësve apo aq më keq Qëndrën e Fëmijëve me Aftësi Ndryshe, Shërbimi i Pastrimit dhe gjithë shërbimet që kanë lidhje me bllokimin e veprimtarisë financiare në Degën e Thesarit.

Qëveria po e sheh gjithnjë e më shumë si armik çdo banor të Skraparit, duke e penguar atë të jetoj qoftë me 1/12 e Buxhetit Faktik të Realizuar në 2018 siç e parashikon ligji.

Në kundërshtim të plotë me çdo ligj, Ministria e Financave mban të bllokuar politikisht 17 000 banorë të Skraparit duke i lënë ata pa shërbime, duke penguar veprimet financiare të Bashkisë Skrapar.

Teatri i dirigjuar nga deputeti i Rilindjes Adnor Shameti për Bllokimin e Buxhetit, për të shkaktuar sa më shumë varfëri se “ashtu merret më kollaj vota” po lë, pa shërbime njerëzit hallexhinj, mbylli çerdhe, Konviktin e Nxënësve të Qytetit, Qëndrën e fëmijëve me aftësi ndryshe, Muzeu, Sporti, Pallati i Kulturës etj. Por ky teatër për Bllokimin e Buxhetit, do t’i kthehet mbrapsht, pasi drejtësia vonon por nuk harron.

Për t’i paraprirë bllokimit të buxhetit, Bashkia Skrapar i është drejtuar Gjykatës Administrative Vlorë me Kërkesë Padi me objekt: “Sigurimin e Padisë” për vendimet e kundraligjshme. Gjykata ka dalë me vendim për “moskompetencë gjykimi” duke ja drejtuar çështjen Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. Aktualisht, vendimi nuk është zbardhur kur ligji parashikon që këto çështje duhet të gjykohen brenda 5 ditëve për t’u paraprirë pasojave. Edhe sot që po flasim vendimi është i pazbardhur nga gjyqtari i çështjes, dikur këshilltar i Ramës në Zyrën Elektorale Vlorë.

Të ndodhur në këto kushte, Skrapari rrezikon të kthehet qëllimisht në Qytet ku sipas planit të socialistëve njerëzit duhet të largohen nga ky vend, e  t’a brakstisin atë se kështu e dashkërka Rilindja; Të varfër, pa kopshte, pa cerdhe e shkolla, pa shërbime etj.

I bëj thirrje Ministres së Financave të ndaloj një herë e më parë, këtë akt kriminal të bllokimit të buxhetit, të marri përgjegjësinë e saj ligjore për urdhërat e paprecedentë që dalin nga Ministria e saj për të ndaluar veprimet me Degën e Thesarit ndaj Bashkisë Skrapar, pasi Bashkia Skrapar aktualisht nuk ka buxhet të miratuar sipas ligjit, por janë thjesht 4 fletë (edhe ato të falsifikuara) që për fat të keq ju i quani Miratim Buxheti, duke dhënë urdhër që ato të zbatohen.

Në këtë situatë të pazakontë për Bashkinë Skrapar, i bëj thirrje Kryeministrit të Vendit, të mos bëj sehirxhiun por të ndërhyj në zgjidhjen e kësaj situate, të ndërpres menjëherë këtë akt kriminial të ndërmarrë nga Ministria e Financave.  Të shkarkoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë akt të paprecedentë.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: bashkia skraparnesim spahiuspahiu
Pas

Gruaja dhe vajza në Amerikë, Eno në Shqipëri?! Moderatori flet një herë e mirë për situatën familjare

Para

“Trafiqe dhe tregime nga Albanistani” Artikulli i Corriere della Sera “nxin” qeverinë

Para
“Trafiqe dhe tregime nga Albanistani” Artikulli i Corriere della Sera “nxin” qeverinë

“Trafiqe dhe tregime nga Albanistani” Artikulli i Corriere della Sera “nxin” qeverinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

SPAK godet rrjetin e drogës nga Amerika Latine, 7 në burg, mes tyre ish-shef komisariati

EMRAT/ Në kërkim për pastrim parash e trafik droge, ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia 3 shqiptarë

Erdogan: Kurdët dorëzojnë armët, mbyllëm plagën 47-vjeçare të terrorizmit

Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifë 30% ndaj produkteve të BE-së

Izraelitët vrasin shtetasin amerikan në Bregun Perëndimor, reagon DASH!

EMRI/ I dënuar me mbi 7 vjet burgim, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Elbasan/ Kthen lokalin në kazino ilegale, arrestohet 31-vjeçari në Belsh

Maqedonia e Veriut/ Kryeministri Mickoski: Bullgaria dëshiron asimilimin e popullit maqedonas

Lavrov takohet me Kim Jong Un, Koreja e Veriut riafirmon mbështetjen e saj për veprimet ushtarake të Rusisë

Gramsh/ Humbi jetën nga masivi i dheut, policia arreston dy persona. Akuzohen për dy vepra penale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.