Kryeministri Rama vetëm pas ngritjes së zërit nga ana e opozitës ka reaguar në lidhje me bllokimin që iu bë televizioneve nga ana e TVSH-së.
Ai propozon ngritjen e një televizioni me regji nga Kuvendi dhe dhënien e sinjalit për të gjithë të interesuarit. Po a do të sillte kjo centralizimin e informacionit në dorën e pak njerëzve?!
“Tvsh nuk mund të ketë ekskluzivitetin e asgjëje, si në çdo vend normal Kuvendi duhet të ketë ekranin e tij. Nuk është nevoja që të ketë 25 kamera, duhet të ketë një regji të Kuvendit, dhe tua japë atyre që duan ta transmetojnë. Ligji që i imponon TV publik dhënien falas të transmetimit të Kuvendit është një adoptim i ligjit komunist.
Kërkesa e TVSH për tua shitur TV privative është diçka që i përket të shkuarës. Asnjë TV nuk mund të ketë ekskluzivitet, nuk mund që TVSH-ja t’iu imponojë logon televizioneve të tjera në kushtet e konkurrencës. Kuvendi sa të ndërtojë infrastrukturën e tij të marrë infrastrukturën e TVSH-së dhe t’ia japë kujt të dojë. Ne do vazhdojmë të kryejmë detyrën”, u shpreh Rama.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post