19:45 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Bllokimi i sinjalit për mediet, Shezai Rrokaj: Të gjithë në terr, veç qeverisë dhe tentakulave të saj

20:19 | 28/09/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bllokimi i sinjalit për mediet, Shezai Rrokaj: Të gjithë në terr, veç qeverisë dhe tentakulave të saj

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ish-dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë Shezai Rrokaj ka reaguar lidhur me bllokimin të sinjalit që TVSH i ka bërë televizioneve të tjera, duke ruajtur vetëm për vete të drejtën për të transmetuar nga Kuvendi.

Rrokaj shprehet se LSI e kishte kuptuar që në fillim këtë “model të ri të demokracisë” apo “demokraturës”, siç e quan ai.

Deputeti shprehet qartazi kundër këtij veprimi, ndërsa shprehet se kështu ndodh kur popullit i shërbehet vetëm fasada.

KOMENTI I RROKAJT

Keshtu ndodh kur popullit i sherbehet vetem fasada dhe, kur eshte fjala per te verteten, çdo gje mbyllet brenda mureve: mbyllen ekranet e mediave qe i bejne fresk Qeverise, kyçen informacionet ne institucione; terr informativ mbi reformen institucionale, paqartesi mbi reformat e mandatit te ri te Qeverise se vjeter.

Administrata e shtetit ndodhet ne çoroditje totale. Institucionet qe do te perthithen nga institucionet eprore jane ne kolaps marredheniesh ekonomike e administrative. Korridoreve gelojne sekseret ne pritje te prese dhe çmimit qe kerkohet per ruajtjen e vendit te punes. Te gjithe ne terr, veç Qeverise dhe tentakulave te saj.

Te gjithe ne terr veç kur fjala eshte per fasada. Kesi rastesh jane buka e dites se mediave te shitura dhe bizneseve te Qeverise, te analisteve servile e killer scriptae, qe paguhen per fasaden e dites dhe e kane gati thiken pas shpine naten kundershtarit te saj. Lsi e kishte kuptuar qysh ne qeverisje kete model te ri demokrature, i mbuluar me tisin e demokracise se fasades. Ajo i foli te verteten ne sy popullit, me program dhe dere me dere.

Populli nuk ka kuptuar gje akoma. Zaten ç’te kuptoje, kur ende flitet vetem per timon e tepsi. Tani tepsine e merr Qeveria, popullit i ka lene timonin per te shkuar ne drejtim te paditur. Por ne jemi ketu per ta kthyer demokraturen e shtirur te fasades se ekraneve ne demokraci, e cila fillon me betejen per lirine e shprehjes dhe te mediave prej pushtetit dhe zgjedhjet e lira, ku vota e qyterarit vlen njelloj kudo dhe nuk deligjitimohet prej trysnise e terrorit shteteror si dhe blerjes se votes me parate e droges. Ne do te behemi nje shprese dhe nje shans per te gjithe. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Shezai Rrokaj
Pas

Këshilltari i Thaçit zbulon arsyen e takimit me Mike Pence

Para

Raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet, reagon Basha

Para
Raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet, reagon Basha

Raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet, reagon Basha

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

Pësoi djegie në trup gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë, niset me helikopter drejt Tiranës shefi i komisariatit të Delvinës

Gjykata franceze anulon urdhërarrestin ndaj ish-udhëheqësit sirian, Bashar al-Assad

Rama publikon pamjet nga Kepi i Rodonit: Rikthejmë hapësirat për pushuesit, garantojmë akses të barabartë dhe kushte dinjitoze

Lejet e ndërtimit në brezin bregdetar dhe jashtë tij do të miratohen nga KKT

VIDEO/ Situatë alarmante nga zjarret në Delvinë, nis evakuimi i banorëve në tre fshatra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.