06:11 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bllokohen 77 kg produkte ushqimore në fast-food-et, piceritë e byrektoret pranë shkollave e çerdheve

18:28 | 11/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bllokohen 77 kg produkte ushqimore në fast-food-et, piceritë e byrektoret pranë shkollave e çerdheve

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), ka kryer inspektime, në rang vendi, pranë bizneseve (fast-food, piceri, byrektore, magazina dhe kuzhina në kopshte, çerdhe dhe shkolla, markete etj.), që ushtrojnë aktivitetin e tyre pranë shkollave e çerdhe.

AKU njofton se në total u bllokuan 77.8 kilogram produkte ushqimore (sallam, dhallë, byrek etj), të cilat ishin të pasigurta për të konsumuar.

Gjithashtu, AKU ka vendosur 104 masa administrative “Paralajmërim”, 4 masa administrative “Ndërprerje aktiviteti” dhe 14 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 3,010,000 lekë.

Njoftimi i plotë:

Në përmbushje të qëllimit për mbarëvajtjen e “Vitit të Ri Shkollor 2019-2020” nëpërmjet garantimit të Sigurisë Ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer inspektime rigoroze në të gjithë territorin e vendit në subjektet që ushtrojnë aktivitete në afërsi (brenda) institucioneve (para)shkollore, subjekte ku përfshihen grupe të veçanta, si: kopshte, shkolla dhe çerdhe. Kështu, gjatë periudhës 16 Shtator-09 Tetor 2019, nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë kryer veprimtaritë e përmbledhura si më poshtë:

Janë realizuar 272 kontrolle zyrtare në ambientet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor (fast-food, piceri, byrektore, magazina dhe kuzhina në kopshte, çerdhe dhe shkolla, markete etj.),

Referuar kontrolleve zyrtare, përgjigjeve të raport-analizave, apo rasteve kur është konkluduar se produkti është i pasigurt për konsum njerëzor, është vendosur masa administrative “Bllokim produkti” për 77.8 kilogram produkte ushqimore (sallam, dhallë, byrek etj),

Janë vendosur 104 masa administrative “Paralajmërim”, 4 masa administrative “Ndërpreje aktiviteti” dhe 14 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 3,010,000 lekë.

Masat administrative i referohen shkeljeve të parashikimeve ligjore që lidhen me: tregtimin e produkteve jashtë afateve të përdorimit, mungesën e sistemit të gjurmueshmërisë, mungesën e planit të vetëkontrollit, kushtet higjeno-sanitare të papërshtatshme, mungesën të librezave shëndetësore, mosrealizimin e detyrave të lëna, tregtimin në kushte të papërshtatshme etj.

Përsa i përket masave të marra nga Drejtoritë Rajonale të AKU në qarqe, vërehet se:

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë janë kryer 78 inspektime, është vendosur 1 masë administrative “Gjobë” me vlerën totale prej 400,000 lekë, 50 masa administrative “Paralajmërim” dhe 1 masë administrative “Ndërprerje aktiviteti”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Elbasan janë kryer 48 inspektime dhe janë vendosur 11 masa administrative “Paralajmërim”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Gjirokastër janë kryer 28 inspektime, ku janë marrë 10 mostra për kryerjen e analizave laboratorike,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Korçë janë kryer 23 inspektime, ku nuk janë konstatuar shkelje të kërkesave ligjore,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër janë kryer 22 inspektime, janë vendosur 4 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale prej 800,000 lekë, 2 masa administrative “Paralajmërim” dhe 1 masë administrative “Ndërprerje aktiviteti”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Lezhë janë kryer 16 inspektime, janë vendosur 2 masa administrative “Cjobë” me vlerën totale 800,000 lekë, 2 masa administrative “Paralajmërim” dhe 2 masa administrative “Ndërprerje aktiviteti”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Berat janë kryer 16 inspektime, janë vendosur 1 masë administrative “Gjobë” me vlerën totale 50,000 lekë dhe 10 masa administrative “Paralajmërim”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Fier janë kryer 14 inspektime, janë vendosur 4 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 510,000 lekë dhe 4 masa administrative “Paralajmërim”,

Nga Drejtoria Rajonale Durrës janë kryer 9 inspektime, janë vendosur 2 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 450,000 lekë dhe 5 masa administrative “Paralajmërim”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë janë kryer 8 inspektime dhe janë vendosur 7 masa administrative “Paralajmërim”,

Nga Drejtoria Rajonale Kukës janë kryer 6 inspektime dhe janë vendosur 3 masa administrative “Paralajmërim”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Dibër janë kryer 4 inspektime, ku nuk janë konstatuar shkelje të kërkesave ligjore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet e njëpasnjëshme në të gjithë vendin për të garantuar Sigurinë Ushqimore, duke shmangur çdo praktikë abuzimi në dëm të shëndetit të fëmijëve, duke siguruar kështu vijimin e një viti të mbarë shkollor.

Etiketa: AKU
Pas

Mbesa e pyet nëse duhet t’i bëjë buzët apo jo, por befasohet nga përgjigjia e Luanës (FOTO)

Para

U shkarkua pas sherrit me kryetarin e PS-së, ja kush e zëvendëson sekretarin e Këshillit (EMRI)

Para
Sherri brenda PS-së, shkarkohet sekretari i Këshillit Bashkiak

U shkarkua pas sherrit me kryetarin e PS-së, ja kush e zëvendëson sekretarin e Këshillit (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim mbrëmjen e sotme me Netanyahun: Duhet ta zgjidhim këtë çështje!

Avokati Leonard Karaj: Burgosja e Ervin Salianjit pë Ramën ishte “gol politik” por Salianji do të sjelli sinergji të reja në PD

Veliaj mbetet në burg/ Avokati Leonard Karaj: Vendim i pritshëm, SPAK ka vendosur një standard të ri

Kredi pa kolateral për fermerët, qeveria jep 30 mln euro garanci sovrane

Operacioni i Europol/ Trafikuan tonelata kokaine e hashash, arrestohen 28 pjesëtarë të “Ndrangheta”-s. Mes tyre një grup shqiptar, roli i tyre

Humbi jetën duke shpëtuar dy turistë në liqen, Bashkia Shkodër: Akt heroik me fund të hidhur, ngushëllime familjes Alamani

Tarifat e Trump, presidenti: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare

Përfundon takimi i Ramës në Bashkinë e Durrësit/ U kërkon drejtueseve të japin dorëheqjen

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.