8 autobusë me pasagjerë janë ndaluar në pikën kufitare të Morinës, me urdhër të Ministrisë së Transporteve në Kosovë.
Asnjë prej autobusëve nuk lejohet që të futet në Kosovë, ndërsa ndalimi i tyre është bërë që në orët e para të mëngjesit.
Dhjetra pasagjerë janë bllokuar prej disa orësh në diell, ndërsa ka të pranishëm dhe një numër të madh fëmijësh.
Rifat Hajdinaj kryetar i shoqatës së transportit publik të linjave Bajaram curri-Kosovë-Tiranë thotë që nuk janë lajmëruar për këtë urdhër, ndërsa iu bën apel dy qeverive për zgjidhen e situatës.
“Që prej 2010-tës nuk kemi patur probleme gjatë levizjes për në Kosovë”, shprehet Hajdini.
“Kërkojmë të na lejonë të kalojmë, në të kundërt do bllokojmë rrugën. Nuk kemi patur asnjëherë penalitete për kushtet teknike. Kërkojmë të zbatohet marrëveshja mes dy vendeve”, u shpreh një prej shoferëve të autobuzëve
Ndërkohë autoritetet kosovare kanë shpejguar se autobuzët nuk kanë kushtet e duhura teknike. Autobuzët kalojnë nga Kosova, pas një marrëveshje mes dy vendeve.
Discussion about this post