Një situatë kaotike është krijuar këtë pasdite në aeroportin e Rinasit, ku dhjetëra pasagjerë janë bllokuar brenda ambienteve të aeroportit.
Mësohet se 80 pasagjerë, mes tyre të moshuar dhe fëmijë, janë bllokuar në Rinas në pritje për të fltuturuar. Shkak i kaosit të krijuar është bërë shtyrja e fluturimit të tyre me destinacion Barin.
Kompania ajrore “Blue Panorama” ka shtyrë itineratin Tiranë-Bari të përcaktuar për nisje në orën 17:15 në orën 21:15, duke bërë gjatë këtyre katër orëve dhjetëra pasagjerë të jenë në pritje. Ky vendim ka shkaktuar revoltë tek pasagjerët që janë përballur me këtë situatë, e përsëritur për të disatën herë.
(XH.A/SHUPLAKA)