Moti i keq ka shkaktuar edhe probleme në zonën e Elnasanit pasi disa segmente rrugore janë bllokuar. Aksi Librazhd-Stërblevë-Qarisht Lunik është bërë i pakalueshëm, pasi është bllokuar nga rrjeshjet e dëborës. Ndërkohë në Labinot –Shamil dhe Gjinar- Zavalin kalohet me zinxhirë.
Sakaq në aksin Librazh-Qaf Thanë qarkullimi i mjeteve vijon pa zinxhirë, ndërsa në Hotolisht ,Frare Xhyrë dhe Dardhë kalohet me zinxhirë. Po ashtu mësohet se qarkullimi në Prenjas-Qaf Thanë vazhdon pa zinxhirë, ndërsa për Përenjas-Menik-Berzeshtë dhe Qukës kalohet me zinxhirë. Policia është duke monitorur situatën. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post