16:55 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Bllokohen dy gomonet në Vlorë, procedohen penalisht dy grekë

19:46 | 17/02/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas disa orësh ndjekje, policia bllokon gomonen me dy shqiptarë

Policia e Vlorës ka bllokuar dhe sekuestruar dy gomone, të cilat po lundronin në ujërat e detit të Vlorës.

Njëra nga gomonet u kap pranë zonës së quajtur “Ishulli i Francezit”, rreth 0.8 milje në ujërat tona. Në gomonen  5 metra e gjatë lexohej edhe mbishkrimi “Orizon”.

Në të ndodheshin dy shtetas grek, babë e bir, A.F 41 vjeç dhe S.F 13 vjeç, të cilët po procedohen në gjendje të lirë për akuzat “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Peshkimi i ndaluar”. Ndërkohë, gomonia e dytë u gjet e braktisur në Gjirin e Petronvës. Në këtë mjet nuk është zbuluar asgjë e paligjshme. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Detajet e Policisë së Vlorës

Policia Kufitare, bllokon dhe sekuestron 2 mjete lundruese !

Procedohen 2 shtetas grekë në gjendje të lirë, të cilët u kapen në flagrancë duke lundruar me njërin nga mjetet, me qëllim peshkimi në ujërat territoriale shqiptare.

Sot më datë 17.02.2017, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në drejtim të Ftelesë ka hyrë një mjet lundrues grek dhe po peshkon në ujërat tona, menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, filluan kërkimet dhe u konstatua se:

Tek vendi i quajtur “Ishulli i Francezit” rreth 0.8 milje në ujërat tona u konstatua një mjet lundrues tip Gomone, me gjatësi rreth 5 m, me mbishkrimin “ORIZON” me dy shtetas grekë në bord:

1- A.F., 41 vjeç
2- S.F., 13 vjeç (babë e bir).

Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare dhe Migracionit Vlorë, bëri të mundur kapjen në flagrancë të këtyre dy shtetasve grekë, si dhe bllokimin/sekuestrimin e mjetit lundrues, me dy motora të markës “Mariner” 40 HP dhe “Suzuki” 25 HP.

Ndaj këtyre shtetasve ka filluar procedimi penal për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Peshkimi i ndaluar”.
(Nenet 297 dhe 204, të Kodit Penal).

Gjithashtu, në Gjirin e Portonovës, pranë një terreni shkëmbor u gjet në buzë të detit i braktisur një mjet tjetër lundrues tip Gomone, me gjatësi 4.8 metra, pa mbishkrim dhe me një motor të markës “Yamaha” 50 HP.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë mjet nuk u konstatua ndonjë material apo send i kundraligjshëm.

Policia ka bërë sekuestrimin e këtij mjeti.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e poseduesit të këtij mjeti lundrues.(D.D/Shuplaka)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1147″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: drogevlore
Pas

Kapet shqiptari në Itali pas 13 vitesh arrati, vrau bashkëkombasin dhe i fshehu trupin

Para

E reja del me shokët për jetë nate, por njëri prej tyre i vjedh 1800 euro

Para
E reja del me shokët për jetë nate, por njëri prej tyre i vjedh 1800 euro

E reja del me shokët për jetë nate, por njëri prej tyre i vjedh 1800 euro

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Poloni nisin procedurat për t’i ndaluar hyrjen Millorad Dodikut

SHBA dhe Arabia Saudite arrijnë dakordësinë, nënshkruajnë marrëveshjen prej 142 miliardë dollarësh për armët

Gjermania arreston të vetëshpallurin ‘mbret’, ndalon grupin e tij ekstremist

Presidenti Zelenskyy: Trump ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin në Turqi

Incident në qendrën e votimit në Tiranë/ Shpallen të pavlefshme disa fletë votimi, ndërhyn policia, u kërkon vëzhguesve të dalin jashtë

Numërohen 96.1% e kutive/ PS e para me 82 mandate, PD 52! Socialistët thellojnë avantazhin me mbi 230 mijë vota

Berisha njoftoi protestë më 16 maj, reagon Rama

Mori peng 31-vjeçarin, vihet në pranga autori në Tiranë! Çfarë ndodhi mes tyre

Presidenti Begaj pret pjesëmarrësit e programit LEAD Albania: “Shqipëria ka nevojë për profesionistë si ju”

Numërohen kutitë e para për kandidatët në Rrogozhinë! Nga PD, më shumë vota marrin Lorenca Hoxha e Elton Roshi. Nga PS, udhëheq Orlando Rakipi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.