Presidenti amerikan Joe Biden urdhëroi një hetim për shkaqet e problemit teknik, si rezultat i të cilit avionët u ndaluan në SHBA , sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre.
Nuk ka asnjë provë për një sulm kibernetik në këtë fazë, por presidenti ka udhëzuar Departamentin e Transportit që të kryejë një hetim të plotë për shkakun. FAA do të bëjë përditësime të rregullta , “tha Jean-Pierre në një postim në Twitter.
“Aeroplanët mund të ulen përsëri në mënyrë të sigurt, por nuk mund të ngrihen në këtë moment ,” u tha gazetarëve Joe Biden, ndërsa pranoi se shkaku i problemit nuk dihet.
Nisjet po rikthehen gradualisht, megjithatë nisjet e fluturimeve kanë nisur gradualisht të rikthehen, ndërkohë që më herët janë dhënë urdhra për të pezulluar të gjitha fluturimet e brendshme.
Avionët tashmë në ajër u lejuan të vazhdonin rrugën e tyre. FAA kishte njoftuar se po përpiqej të rivendoste sistemin që paralajmëron pilotët për rreziqet dhe ndryshimet në objektet dhe procedurat e aeroportit, i cili ndaloi përpunimin e informacionit të përditësuar.
Anulimet dhe vonesat e fluturimeve goditën sot SHBA-në teksa FAA u përpoq të rregullonte problemin teknik. Një total prej 32,578 fluturimesh u vonuan brenda SHBA-së ose gjatë rrugës për në ose nga vendi që nga ora 14:55 GMT sot, sipas të dhënave nga faqja e internetit e gjurmimit të fluturimeve FlightAware. Në të njëjtën kohë, 409 fluturime të tjera të brendshme ose rrugë avionësh për në ose nga SHBA u anuluan.