02:59 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bllokohen mediet, ”Black Out” në Kuvend, kush e ka urdhëruar TVSH-në të mos japë sinjal?!

10:49 | 28/09/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bllokohen mediet, ”Black Out” në Kuvend, kush e ka urdhëruar TVSH-në të mos japë sinjal?!

TVSH ka vendosur që të lërë pa sinjal televizionet informative. Kjo për shkak se televizioni i vetëm që ka të drejtën e transmetimit nga Kuvendi është TVSH. Pikëpyetja që ngrihet është e thjeshtë; kush e ka urdhëruar TVSH-në të ndërmarrë një akt të tillë? 

Opozita kërkon ndërprerjen e seancës parlamentare. Këtë e ka ngritur si shqetësim në seancë edhe deputeti i PD e njëherazi kryetari i grupit parlamentar, Edmond Spaho, i cili kërkoi madje edhe ndërprerjen e seancës.

“Media është prezente nuk ndërpritet seanca”, iu përgjigj kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Një përgjigje për pyetjen se kush e ka urdhëruar ndalimin e sinjalit e ka dhënë ish-kryeministri Berisha. 

“Ndërprerja e sinjalit të mediave përbën një atentat të rëndë, një akt prej xhelati të Gëllcit të zi dhe më shumë se gjithë të tjerëve të Ramës së zi. Dhe kur hapim derën e frigoriferit gjejmë Ramën, ndërsa tani kërkon që të mbyllë sinjalet.

Kërkoj që menjëherë të mblidhet Kryesia e Kuvendit, është një dhunim i të drejtës së informacionit, që lidhet më së shumti me të vërtetën dhe transparencën. Unë jam këtu për të dënuar këtë akt të papranueshëm.

Vetëm ai që ka frikë nga 2.4 milionë vota kundër dhe abstenime, mund të ndërmarrë një akt të tillë. Iu bëj thirrje gazetarëve që të bëjnë format e protestës së tyre. Është i turshëm, që i kthehen kohërave më të zeza”, u shpreh jashtë Kuvendit ish-kryeministri Berisha.

(E.K/SHUPLAKA) 

Etiketa: berishabllokimi i mediavebllokimi i sinjalitTVSh
Pas

Ankimimi i gjyqtarëve, nis seanca në Kushtetuese për kërkesat e tyre ndaj Vettingut

Para

Mosdhënia e sinjalit nga TVSH , Vasili: Po shkohet drejt asfiksimit të medias, jemi kthyer si në ’97-ën

Para
REFORMA ZGJEDHORE/ Vasili: Tangove PS-PD për reformën zgjedhore u ka ardhur fundi!

Mosdhënia e sinjalit nga TVSH , Vasili: Po shkohet drejt asfiksimit të medias, jemi kthyer si në '97-ën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.